Inter, 25 milionë euro për Tevezin

Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka konfirmuar se ka paraqitur ofertë prej 25 milionë eurosh për transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Carlos Tevez.
Nerazzurrët fituan derbin e qytetit kundër Milanit 1-0 të dielën, dhe menjëherë pas takimit Ranieri dhe drejtues të tjerë të klubit u pyetën rreth argjentinasit. Ranieri refuzoi të zhytet në çështje por Moratti konfirmoi paraqitjen e një oferte për Tevezin.
“Nuk ka sekrete në futboll. Oferta është 25 milionë euro. Tani i takon Cityt të vendos rreth saj” tha Moratti.