E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga mbetet presidente deri vitin e ardhshëm?

Marrëveshja mes Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Behgjet Pacollit, për zgjedhjet presidenciale, tashmë janë shkelur. Arsim Bajrami thotë se ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit nuk pritet të shkojnë në Parlament para muajit qershor. Kjo bën të mundur që kreu i ri i shtetit të mos zgjidhet këtë vit, pasi  sipas marrëveshjes, zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen gjashtë muaj pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, shkruan "Gazeta Express".

Afati nëntëmujor që ishte përcaktuar me marrëveshjen për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me zgjedhjen e Presidentit, tashmë janë shkelur. Por, jo edhe afati i ndryshimeve ligjore për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Sipas marrëveshjes mes liderëve të PDK-së, LDK-së dhe AKR-së, e arritur me presionin e ambasadorit Christopher Dell në muajin prill të vitit 2011, muaji janar i këtij viti do të duhej të shënonte edhe përfundimin e ndryshimeve kushtetuese, që do të hapte rrugën për shpalljen e zgjedhjeve për kreun e shtetit.

Në marrëveshjen e nënshkruar nga tre liderët dhe e miratuar në Kuvend, është parashikuar që Komisioni të përfundojë mandatin jo më shumë se nëntë muaj (prill 2011 – janar 2012) që nga votimi në Kuvend. Por, ndryshimet nuk pritet të përfundojnë të paktën deri në muajin qershor të 2012 kur mund të votohen në Kuvend dhe të shpallen zgjedhjet presidenciale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›