Pershendetja e shkrimtarit Ismail Kadare ne 70 vjetorin e Zerit te Amerikes

Ashtu si per shpikjet e medha te shekujve te fundit lokomotiva me avull elektriciteti avionet etj. edhe per shpikjen e radios eshte folur shume. Ne raste shpikjesh te bujshme njerezit me te drejte perfytyrojne te mirat e medha qe do te kene prej ketyre zbulimeve lehtesite disa here fantastike horizontet e reja qe i hapen befas botes.
Ne kronikat e kohes mund te gjendet buja qe ka bere shpikja e radios. Ka qene nje lajm i madh per njerezimin nje lajm i shoqeruar me shpresa me projekte me enderrime.
Nderkaq mund te thuhet se nga gjithe te mirat qe do te kishte njerezimi prej radios mrekullia me e madhe nuk besoj se do te jete parashikuar qysh ne fillim. Kjo mrekulli do te ishte roli kolosal qe do te luante radioja per te shprndare kudo ne bote frymen dhe mesazhet e lirise.
Kjo u be e qarte sidomos ne shekullin e 20-te. Ky ka qene shekulli i shquar per triumfet e tiranive por edhe per permbysjen e tyre. Mund te thuhet se kjo kohe ka qene me te vertete kohe e radios.
Duke u bere nje nga kundershtaret me te medha te roberise radioja u kthye njekohesisht ne nje nxitje per lirine dhe demokracine e ardhshme.
Miliona njerez ne vendet totalitare te strukur prane aparateve te radios merrnin mesazhet e lirise e te demokracise.
Stacionet e medha radiofonike te bots se lire u kthyen keshtu ne gjeneratore te shpress per gjith njerezimin. Midis tyre Zeri i Amerikes zinte nje vend te pazvendsueshem. Kurse per vendin tone Shqiprine mund te thuhet se Zeri i Amerikes zuri vendin e pare dhe luajti rolin kryesor per nxitjen e demokracise dhe ngjalljen e shpreses.
Ne menyre te vetvetishme pa nderhyrje dhe pa organizim te vecante midis popullit shqiptar dhe emisionit shqip te kesaj radioje u vendos nje lidhje e habitshme emotive qe e kaprcente kushtezimin politik te kohes. Ky mirekuptim i dyanshem luajti nje rol pozitiv te jashtezakonshem per orientimin e drejte te shqiptareve kudo ku ata jetonin drejt lirise dhe demokracise.
Mund te thuhet plot gojen se ne kete periudhe plot ngjarje dramatike midis shqiptareve dhe radios Zeri i Amerikes u krijua nje histori prekese qe nuk do te harrohet kurre.
Ismail Kadare