Jahjaga në Hungari
Budapest, 14 shtator 2011, NOA – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ndodhet për vizitë zyrtare treditore në Hungari.
Zyra e shtypit e Presidencës së Kosovës bën me dije se gjatë axhendës së Kryetares së Shtetit, zonja Jahjaga do të takohet me presidentin e Hungarisë, Pal Shmit, kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban dhe udhëheqës të tjerë institucionesh në këtë vend.
mit/NOA