Mjekët suedezë kryejnë operacione të ndërlikuara
Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 14:32
Ekipi i mjekëve nga Universiteti i Linkopinkgut të Suedisë, me në krye prof Peter Drott, po kryen disa operacione të ndërlikuara në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve dhe Repartin e Kirurgjisë Plastike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Operacionet thuhet se kanë filluar të realizohen ditën e djeshme përmes metodës endoskopike.
Bëhet e ditur se në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, do të realizohen 13 operacione, përderisa pritet të përfitojnë edhe pacientë të tjerë nga Reparti i Kirurgjisë Plastike.
Ekipi i mjekësorë suedez ka siguruar gjithë materialin shpenzues të nevojshëm për të kryer këto operacione.