I kërkojnë Beogradit t’i njohë diplomat e UP-së

Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 16:01
Mijëra të rinj nga Lugina e Preshevës, gjatë një proteste të mbajtur të martën në Bujanovc, kanë kërkuar nga institucionet arsimore të Serbisë, t’i njohin diplomat e Universitetit të Prishtinës (UP).
Në tubimin, të cilin e kanë organizuar partitë politike të shqiptarëve nga komunat e Bujanovcit, Preshevës dhe Medvegjës, kanë qenë të pranishëm mijëra të rinj, të cilët kanë shfaqur revoltën, për shkak të politikës aktuale në fushën e arsimimit të shqiptarëve.
Të tubuarit kanë bartur flamuj amerikanë, shqiptarë dhe të Bashkimit Evropian, si dhe parulla të shkruara në gjuhën shqipe, në të cilat thuhej “Ndal diskriminimit”, “Duam diturinë dhe diplomat nga Universiteti i Prishtinës”, “Zgjohu rini”, “Duam drejt dhe të drejtën” etj.