E Diel, 1 Nëntor 2026

Ftohen raportet në koalicionin qeverisës, Dell takime në AAK

Prishtinë, 13 shtator 2011, NOA – Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Christopher Dell është takuar mbrëmë me nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Blerim Shala, dhe zyrtarë të tjerë të partisë.
Këto bisedime kanë qenë të mbyllura për mediat.
Pas takimit ambasadori Dell nuk ka pranuar të saktësojë qëllimin e vizitës dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim rreth kryefjalës së takimit.
I pyetur nga mediat as nënkryetari i AAK-së Blerim Shala nuk ka dhënë asnjë shpjegim rreth bisedimeve, ndërsa ka shtuar se këto janë takime të rregullta, ku shkëmbehen pikëpamje dhe mendime me ambasadorin e SHBA-së.
Megjithatë, analistët politikë në Kosovë këtë vizitë e ndërlidhin me ftohjen e raporteve të partnerëve të koalicionit qeverisës, pas refuzimit për të votuar nga ligjvënësit aplikimin e mësimit fetar në shkolla dhe refuzimit të shamisë.
Analistët thonë se ambasadori Dell ka biseduar me AAK-në rreth mundësive eventuale që kjo parti të futet në koalicionin qeverisës në rast se ndodh ndarja e PDK-së dhe AKR-së.
KD/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›