E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadri Veseli s'është në favor të një koalicioni të ngushtë PDK-AAK

Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veseli, nuk është në favor të një koalicioni të ngushtë PDK-AAK. Kështu ka thënë për “Koha Ditore”, një burim i afërt me Veselin, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Duke komentuar deklaratat e fundit, sipas të cilave AAK-ja është e gatshme të hyjë në koalicion me Hashim Thaçin me kusht që njerëzit e SHIK-ut të mos marrin kryesimin e PDK-së, burimi ka thënë se përfshirja në strukturat udhëheqëse të PDK-së e Kadri Veselit dhe e të tjerëve që kanë punuar në SHIK, nuk është diçka që mund ta përcaktojë AAK-ja apo ndonjë parti tjetër.

“Këto do të vendosen nga strukturat e PDK-së, në procesin zgjedhor që duhet të nisë shumë shpejt, këtë vjeshtë”, ka thënë burimi, duke insistuar se vetë Veseli “ende është duke u hamendur” sepse “ai do që të përfshihet në PDK vetëm nëse do të mund të ndikonte në ndryshime pozitive brenda partisë”, të cilat, shton burimi, “janë të domosdoshme, nëse PDK-ja do që të mbetet partia numër një”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›