E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i Preshevës legalizon lapidarin

(E plotësuar) Kuvendi Komunal i Preshevës sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme, në të cilën ka miratuar vendimin për legalizimin e përmendores së vënë para godinës së kuvendit komunal të Preshevës me emrat e dëshmorëve të kombit.
Në mbledhjen e sotme të kuvendit komunal, propozuesit lexuan vendimin se përmendoret, lapidaret, muralet etj., që kanë qëllim përkujtimi, lejohen të përdoren në komunën e Preshevës të garantuar me ligjet e Serbisë. Përkitazi me këtë, Kuvendi Komunal i Preshevës bazuar në këtë ligj miratoi vendimin për legalizimin e lapidarit të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën që u zhvillua në Luginë të Preshevës, transmeton “Presheva Jonë”.

Paraprakisht mbledhjes së sotme të kuvendit komunal të Preshevës i ka paraprirë edhe një mbledhje po ashtu urgjente e liderëve të partive politike shqiptarë të Luginës së Preshevës, në të cilën kanë diskutuar për situatën e sigurisë në komunë e Preshevës. /Indeksonline/
 

Përfaqësuesit e qeverisë lokale në Preshevë kanë propozuar që lapidari i UÇPMB’së të zhvendoset për 50 metra nga vendi ku është aktualisht, në oborrin e Xhamisë, merr vesh B92.

“Për ta zhvendosur lapidarin e UÇPMB’së, shqiptarët kërkojnë që të largohet lapidari i Xhandarmerisë serbe në fshatin Luçan të Bujanovcit”, ka thënë një burim për B92.

Në mesnatë ka kaluar afati të cilin ministria serbe e drejtësisë ua kishte dhënë autoriteteve në Preshevë që ta largojnë lapidarin e UÇPMB’së.

Sipas mediave serbe, qytetarët megjithatë janë të tensionuar rreth lapidarit, por edhe për shkak të numrit të madh të ekipeve mediale që janë vendosur në Preshevë, transmeton Express.

Sipas Driton Salihut, redaktor në portalin Presheva.com, situata është tensionuar pikërisht për shkak të mediave.

"Nëse deri në mesnatë, atëherë edhe kur është afati i fundit i vendosur për të hequr monumentin në Preshevë, atëherë Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike, do të paraqesin një kërkesë për procedurë penale kundër shefit të Administratës Komunale të Preshevës", ka thënë mbrëmë ministri i Drejtësisë dhe Administratës Publike të Serbisë, Nikola Selakovic./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›