E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahmir Hyka, shtyhet debutimi me Mainc

Jahmir Hyka ka qëndruar në stol gjatë gjithë takimit ku Mainci barazoi 2:2 në shtëpi përballë Bajer Leverkusen. Skuadra e 21-vjeçarit e ka filluar mbarë aventurën në Bundesligë, por lojtari duhet të presë të paktën edhe një javë për të shpresuar se do të debutojë në elitën e futbollit gjerman. Trajneri i ri i skuadrës, Tushel, nuk i dha mundësinë Hykës që të aktivizohej, pavarësisht se lojtarët e tjerë që luajnë në pozicionin e kuqeziut ishin të dëmtuar. I "gozhduar" në stol ka qëndruar edhe Albert Bunjaku, në sfidën që Nurembergu i tij humbi 2-1 me Shalken. Sot në Bundesligën II gjermane, Edmond Kapllani pritet të debutojë me fanellën e Augsburgut, në sfidën që këta të fundit do të luajnë në fushën e Kotbuz. Në Ligën III, Bekim Kastrati luajti 33 minuta në ndeshjen që Dinamo Drezden humbi 0:3 me Sandhauzen.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›