E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët, vetëm humbje në Vyscha Liga

Vazhdon momenti negativ i skuadrave ukrainase, në të cilat militojnë lojtarë shqiptarë. Krivbas Krivji Rig, pjesë e të cilëve janë portieri Hidi dhe mesfushorët Agolli, Bulku e Bylykbashi, humbi 3-1 në transfertën me Tavrian. Hidi dhe Bylykbashi nuk kanë zbritur në fushën e lojës, ndërsa titullari i vetëm ishte "shkatërruesi" Bulku. Agolli, i transferuar gjatë verës në Ukrainë, u aktivizua vetëm 28 minuta si zëvendësues. Krivbasi është në krizë të plotë, pasi ka regjistruar vetëm humbje në katër ndeshjet e para dhe ndodhet e parafundit në renditje. Zhgënjen edhe Zoria e Parid Xhihanit, e cila është thyer 4-0 në fushën e Karpatit. Sulmuesi kavajas luajti në të gjithë takimin, por nuk arriti të ndihmonte skuadrën të merrte rezultat pozitiv. Kjo ishte humbja e tretë për Zorian në katër ndeshjet e para.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›