Jahmir Hyka, talenti që po mahnit Shqipërinë

Sokol Paja
Është vetëm 19 vjec dhe të gjithë po cmenden pas tij. Me paraqitjen e tij la gojëhapur të gjithë, edhe trajnerin e Kombëtares Shqiptare. Me vetëm një ndeshje ai fitoi zemrat e tifozëve shqiptarë e bardhë e blu, duke e krahasuar atë me Lionel Messin. Talenti që po "cmend" Shqipërinë quhet Jahmir Hyka. Në një intervistë ekskluzive për gazetën "Agon" ai tregon fillimet e karrierës së tij futbollistike. Eksperiencat jashtë shtetit me dy nga skuadrat më në zë në Evropë dhe huazimin e tij tek ekipi i Tiranës. Hyka tregon për ambicjet e tij dhe dëshirën që të jëtë një titular i padiskutueshëm në kombëtaren shqiptare dhe fitimin e titullit kampion. Nuk janë pak, ai është vetëm 19 vjec….. Si ka nisur karriera juaj futbollistike? Karriera ime si futbollist ka nisur në moshën nëntë vjecare me ekipin e Dinamos. Futbollin e kisha pasion dhe dëshirë të madhe që të bëhesha dikushi në këtë sport. Pas hapave të mi të parë në këtë ekip kam luajtur me të rinjtë dhe në moshën 17 vjecare, më erdhi një ofertë për t'u provuar tek një skuadër norvegjeze, "Rozenborg", ku atje bëra provën, kalova ne sukses dhe arrita të nënshkruaja një kontratë dhe me këtë ekip kam luajtur për një vit e gjysmë e pastaj u transferova tek ekipi grek i Olimpiakosit. Aktivizimi im në Norvegji dhe më pas në Greqi më ka shërbyer shumë dhe më ka ndihmuar që të rritem si futbollist; taktikisht dhe teknikisht kam mësuar shumë. Këto eksperienca më kanë ndihmuar shumë që të rritem dhe padyshim që si objektiv kam ekipin tonë kombëtar. Tani jam ketu tek Tirana dhe shpresoj që të luaj sa më shumë dhe ti tregoj vlerat e mia dhe më kryesoren që të fitojmë titullin kampion. Duke parë eksperiencat e tua edhe jashtë shtetit, nga ndryshon futbolli në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera ? Futbolli në Shqipëri, duke e krahasuar me vendet e tjera, nuk është se ka edhe aq ndryshime të shumta. Ajo që vihet re këtu është se në Shqipëri nuk ponohet me talentet, mungon puna fare me këtë moshë. Në shqipëri ka shumë talente por që nuk punohet, duhet që të punohet dhe që të afirtmohen ata. Në këtë drejtim në shqipëri ajo cka është më e rëndësishmja është që të punohet në këtë fushë. Duhet shumë punë që talented të formohen e pastaj të promovohen. Si e vlerësoni paraqitjen me kombëtaren e Maltës? Ndeshja që ekipi kombëtar shqiptar zhvilloi me Maltën ishte një fakt shumë pozitiv për mua dhe padyshim më e rëndësishmja ishte aktivizimi im për 45 minuta të pjesë së dytë, ku padyshim u mundova që të shpalos cfarë di të bëj në mënyrë që t'ua shpërblej besimin atyre që besuan dhe do vazhdojnë të besojnë tek unë. Në mënyrë të vecantë falenderoj trajnerin Baric për shansin që po më jep dhe unë deri tani kam bërë të pamundurën që ta justifikoj ftesen e tij për në ekipin kombëtar. Si e ndieni veten tek Tirana dhe objektivi juaj për këtë sezon? Unë tek ekipi i Tiranës ndihem vërtetë mirë, pasi edhe grupi i tillë është. Në skuadër kemi krijuar një grup të fortë konkurence ku mbi të gjitha do të na ndihmojë që të rritemi dhe të fitojmë sa më shumë në të ardhmen. Edhe unë si ekipi im kemi primaren e këtij seszoni fitimin e titullit kampion. Qëllimi im personal është që të luaj sa më shumë dhe të mos zhgënjej askënd me paraqitjen time në fushën e lojës dhe pse jo të shënoj edhe ndonjë gol nuk do të ishte keq. Ne si ekip do të luftojmë për të fitur gjithcka pasi kemi një skuadër të mirë dhe një grup futbolli tërësisht të denjë për këtë objektiv. Si e parashikoni ndeshjen që kombëtarja jonë do të luajë me Hollandën? Ju do të luani? Unë dhe të gjithë shqiptarët do të donim që ta fitonin atë ndeshje por është shumë e vështirë për tu arritur kjo, pasi përballë kemi një kundërshtar shumë të vështirë. E rëndësishme është që të gjithë shokët e ekipit të japin maksimuminm në lojë dhe pastaj nëse fitojmë apo jo, kjo do të shihet vetëm ditën e ndeshjes. Ne mendojmë se maksimumi që mund të marrë Shqipëria në këtë takim është një barazim pasi kundërshtari dihet tashmë që është shumë më lart se ne dhe skuadrën tonë e pret një ndeshje shumë e vështirë. Do luasj apo jo unë? Këtë do ta vendosë trajneri. Për të gjithë ne është një ndeshje historike ku të gjithë duan që të luajnë dhe të fitojnë, unë do të kënaqësha thjeshtë edhe nëse grumbullohem.