E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan 2-2 me Dinamon e Kievit, Pato goli i parë kuqezi

Nga Arben Shemili
Kuqezite barazojne nje dopio disavantazh ne miqesoren me Dinamon e Kievit ne Ukraine.18 vjecari, blerja e re braziliani Pato, bindi me lojen e tij dhe shenon golin e tij te pare me fanellen kuqezi ne nje ndeshje miqesore. Ndeshja u zhvillua ne Ukraine me rastin e 80 vjetorit te klubit ukrainas.Ne hyrje te fushes u takuan edhe Shevcenko (i ftuar) me Paton i cili mbante numrin 7 te trasheguar nga nga ai. Baby Pato paralajmeron se do te jete fenomeni i ri kuqezi.Ai zhvilloi nje loje te kenaqshme me nivel te larte teknik dhe arriti te shenoje. Ndeshja filloi keq per Milanin.Ne min. e 6 te pjeses se pare, Milevskiy ben nje goditje interesante me koke dhe mposht Kalac, 1-0. Mbrojtja e Milanit ndodhet ne veshtiresi ne minutat e para.Pato sherben nje top ne min e 19 per Gilardinon i cili shenon, por pozicion jashte loje.Ne min e 21 vjen goli i dyte per Dinamon e Kievit, nga nje diagonale e Gavrancic.Ne min. e 23 gjuajtja e pare e Patos : e majte e bukur e devijuar ne goditje kendi.Braziliani demonstron levizje te bukura dhe te shpejta.Ne min. 25 akoma Pato, pas nje harkimi nga Aubameyang, gjuan me te majte por topi kalon siper tranverses qendrore.Gilardino lufton shume por goli nuk vjen. Momenti me i pritshem vjen ne min e 45, pikerisht ne fund te pjeses se pare.Pas nje krohsimi te bukur nga Bonera, Pato gjuan bukur me koke ne pjesen e siperme te traverses dhe shenon duke e mposhtur portierin, ky ishte goli i pare per Paton me fanellen e Milanit. Ne min. e 5 te pjeses se dyte vjen dhe goli i bekuar i shumepritur nga Gilardino.Mbas nje marrje te topit nga mesfusha, ndodhet perballe me portierin te cilin e shmang duke ja ngritur topin lart, pastaj shenon me porten e boshatisur.Ne dy min. e fundit te takimit ju dha hapsire edhe Davide Ancheloti, mesfushor i primaverave kuqezi, i biri i teknikut Anceloti. MILAN (4-4-2): Kalac (dal 1' s.t. Fiori); Bonera, Nesta (dal 34' s.t. Caraglia), Digao, Favalli; Cafu, Brocchi (dal 43' s.t. D. Ancelotti), Emerson, W. Aubameyang (dal 20' s.t. Cosner); Pato (dal 43' s.t. Rampinini), Gilardino (dal 41' s.t. P. Aubameyang). All. C. Ancelotti. Goli i Patos kunder Dinamo Kiev

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›