Kombëtarja fiton 8-0 testin me U-19

Ledjo Seferkolli
Skuadra jonë përfaqësuese ka fituar të enjten testin me kombëtaren U19. kuqezinjtë e drejtuar nga Oto Baric kanë mundur me shifrat e thella 8:0 kuqezinjtë e vegjël, ku ka rënë në sy paraqitja mjaft e mirë e bërë nga sulmuesët të cilët kanë shënuar të gjithë. Vlen të vecohet këtu sulmuesi i Livornos Erion Bogdani si dhe sulmuesi i Karlsruhes Edmond Kapllani, që kanë realizuar nga një dygolësh secili. Në pjesën e parë trajneri i kombëtares ka aktivizuar formacionin e tij më të mirë, por ndryshe nga cfarë mendohet të luhet kundër Holandës, Oto ka preferuar të luajë me skemën 4-4-2, ku në mbrojtje janë aktivizuar Vangjeli, Dede, Curri dhe Dallku, ndërkohë që dy sulmuesët kanë qenë Bogdani dhe Kapllani. Në përgjithësi skuadra jonë ka treguar një nivel të kënaqshëm edhe pse duhet thënë se ka pasur disa probleme në mbrojtje. Në pjesën e parë skaudra e Baricit ka shënuar 5 herë, ku janë evidentuar si Bogdani ashtu edhe Kapllani. Një gol në këtë takim ka shënuar edhe kapiteni Lala pas një asisti të Bogdanit. Në pjesën e dytë Baric ka bërë shumë zëvendësime duke i provuar të gjithë futbollistët, por pa e ndryshuar modulin e lojës (4-4-2). Në këtë pjesë edhe Salihi e Bushi kanë shënuar nga një gol, duke e plotësuar kështu repartin e sulmit. Firmën e tij në këtë ndeshje e ka vënë edhe mesfushori i Tiranës Klodian Duro, i vlerësuar maksimalisht nga trajneri Oto Baric në përfundim të ndeshjes. SHQIPERI- SHQIPERIA U19 8:0 Beqaj, Dallku, Curri, Dede, Vangjeli, Duro, Cana, Lala, Muka, Bogdani, Kapllani(në pjesën e dytë u aktivizuan edhe: Hidi, Xhafaj, Haxhi, Rrustemi, Bulku, Salihi, Bushi) Golat: Bogdani (2), Kapllani (2), Lala, Bushi, Salihi, Duro (11-m)