Jahmir Hyka te Mainc, 1.6 mln euro në 4 vjet
Jahmir Hyka, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka arritur një akord zyrtar me klubin gjerman të Mainz 05.
Jetmir Halilaj
Talenti 20-vjeçar do të luajë tre vitet e ardhshme në skuadrën e Bundesligës 2. Akordi është arritur dje pasdite dhe tani pritet që lojtari të firmosë kontratën gjatë këtyre ditëve. Burime të afërta pranë futbollistit kanë bërë të ditur se klubi gjerman i ka ofruar Jahmir Hykës 1.6 milionë euro për katër vitet e ardhshme, një ofertë shumë joshëse kjo për talentin kuqezi, i cili nuk është menduar dy herë dhe e ka pranuar ofertën.
Tratativat
Menaxherët e klubit të Maincit kanë vëzhguar lojtarin nga afër në ndeshjen miqësore Shqipëri-Poloni 0-1 më 27 maj, e cila u zhvillua në Rojtlinger të Gjermanisë. Hyka u aktivizua në pjesën e dytë dhe bëri një paraqitje shumë të mirë, duke i bindur specialistët e klubit gjerman që t’i bënin një ofertë tepër joshëse. Menjëherë pas takimit kanë nisur bisedimet në rang menaxherësh, ndërsa dje është arritur akordi zyrtar. Mësohet gjithashtu se Jahmir Hykës i është garantuar nga drejtuesit e klubit se do të mund të aktivizohet rregullisht në skuadrën e parë, çka ishte një nga kushtet kryesore të lojtarit, i cili është në fillimet e veta dhe dëshiron që të aktivizohet sa më shumë për të qenë gjithnjë në formë sa më të mirë.
Konkurrenca
Mainci ka mundur konkurrencën e Dinamos së Zagrebit, skuadër që interesohej prej shumë muajsh për Jahmir Hykën. Mesfushori cilësohej si pasardhësi ideal i talentit kroat Luka Modriç, i cili u transferua te Totenhemi në fund të këtij sezoni. Mësohet se Mainc 05 i ka ofruar shqiptarit 40% më shumë se sa Dinamo e Zagrebit (rreth 640 mijë euro më tepër), çka ka ndikuar së tepërmi edhe në zgjedhjen e lojtarit. Oto Bariç, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare i sugjeroi shpesh herë klubit kroat ku ai ka punuar në të kaluarën, që të merrte mesfushorin kuqezi, por Dinamo u vonua në tratativa dhe nuk arriti të merrte shërbimet e 20-vjeçarit. Për Hykën interesoheshin edhe Partizani dhe dy klube ruse, por në fund ai ka zgjedhur gjermanët e Maincit.
Skeda personale
Emri: Jahmir
Mbiemri: Hyka
Data e lindjes: 08.03.1988
Vendlindja: Tiranë
Gjatësia: 169 cm
Roli: Mesfushor i avancuar
Karriera: Dinamo, Rozemborg, Olimpiakos, Tirana
Skuadra: Mainc 05
Ndeshje me Kombëtaren: 7
Gola: 1