Rehagel: Ne nuk jemi favoritë
Trajneri i përfaqësueses greke, Oto Rehagel, duket mjaft i qetë, edhe pse në ndeshjen e fundit miqësore, skuadra e drejtuar prej tij ka barazuar me rezultatin e bardhë 0-0 kundër Armenisë.
“Ne jemi fituesit në fuqi të Evropianit, por nuk do të shkojmë si favoritë në këtë turne - është shprehur trajneri gjerman i Kombëtares greke, Oto Rehagel. - Edhe në mjediset përreth, ne nuk jemi cilësuar si favoritët e fitimit të titullit dhe për mua kështu duhet të jetë”, theksoi 69-vjeçari, i cili sheh mjaft kohë në dispozicion për të përgatitur skuadrën deri në ndeshjen e parë pas një jave kundër Suedisë. “Ne kemi kohë mjaftueshëm deri ditën e martë të javës së ardhshme, për ndeshjen e parë kundër Suedisë. Deri atëherë, skuadra do të jetë përgatitur në formën më të mirë. Ndërkohë, për anën taktike nuk dua të flas fare. Kjo është një gjë që më përket mua dhe stafit tim të trajnerëve”, deklaroi kreu i pankinës ‘helene’ Oto Rehagel.