Jaho: Kushtetuta nuk e përcakton zëvendësimin e mandateve të deputetëve
"Kuvendi nuk ka të drejtë kushtetuese që t‘i kërkojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zëvendësimin e 64 deputetëve të Partisë Socialiste që nuk shkojnë në Parlament". Konstitucionalisti i njohur, Niazi Jaho, në një intervistë për "Shqip" tregon se ligji themeltar i shtetit shqiptar nuk përcakton afat për deputetët që të shkojnë në Parlament, ndaj në radhë të parë ky ngërç përbën një problem politik më shumë sesa ligjor dhe për zgjidhjen e tij, duhet që të nisë dialogu politik mes mazhorancës dhe opozitës, që është i vetmi instrument për të zhbllokuar krizën...
Z. Jaho, deri më sot, deputetët e PS-së nuk kanë pranuar të shkojnë në Kuvend. Lidhur me këtë çështje janë shprehur mendime të ndryshme. Në aspektin ligjor dhe kushtetues do të dëshironim të dinim edhe mendimin tuaj. Po e filloj me pyetjen: Raste të tilla a janë parashikuar në Kushtetutë apo ligje të tjera?
Jo, raste të tilla nuk janë parashikuar as në Kushtetutë dhe as në ndonjë ligj tjetër. Kushtetuta u miratua në vitin 1998. Në nenin 71 të saj parashikohen rastet kur mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm. Një nga rastet është dhe ai kur deputeti nuk bën betimin. Hartuesit e kushtetueses a mund të parashikonin raste të tilla të veçanta dhe të jashtëzakonshme, ku krejt opozita nuk shkon në Parlament? Vështirë, për të mos thënë e pamundur. Është e qartë se qëndrimi në bllok i deputetëve të opozitës është i natyrës politike. Për kapërcimin e këtij ngërçi, e kësaj situate serioze, mendoj se duhet të përdoren mjete të përshtatshme dhe të efektshme politike. Nëse këto nënvleftësohen ose anashkalohen, interpretimet individuale mund të jenë subjektive, koniunkturale, pse jo dhe arbitrare.
Ka mendime se, meqë deri më sot deputetët e PS-së nuk janë paraqitur në Kuvend për të bërë betimin, Kuvendi menjëherë mund t‘i drejtohet KQZ-së për zëvendësimin e 64 deputetëve me 64 të tjerë që janë në listat shumemërore. Sikur sistemi zgjedhor të mos kishte ndryshuar, për një pjesë të mirë të deputetëve, që nuk do të shkonin në Kuvend për të bërë betimin, do të caktohej data për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në zonat përkatëse njëemërore! Sistemi proporcional duket se lejon zëvendësimin e shpejtë të 64 deputetëve dhe nëse edhe të tjerët nuk do të bëjnë menjëherë betimin, do të vazhdohet me zëvendësime! Por, deri ku? Në Kushtetutë, thuhet se mandati mbaron kur deputeti nuk bën betimin. Në zbatim të kësaj dispozite, në nenin 4 pika 5 të Rregullores së Kuvendit, thuhet se deputetët që mungojnë në seancën kur kryhet betimi, betohen në seancën më të parë në të cilën marrin pjesë. Në Rregullore nuk parashikohet brenda cilit afat duhet të paraqitet për të bërë betimin deputeti që mungonte në mbledhjen e parë të legjislaturës së Kuvendit. Shtrohet pyetja: në cilin nen të Kushtetutës apo të Rregullores së Kuvendit flitet për të drejtën e menjëhershme që lind për t‘iu drejtuar KQZ-së me kërkesë për zëvendësim të deputetëve që deri më sot nuk kanë bërë betimin?! Nëse do t‘i referohemi nenit 164 të Kodit Zgjedhor, del se për të zbatuar nenin 71, pika 2 germa ‘a‘ të Kushtetutës, d.m.th për të vendosur mbarimin e mandatit për shkak të mosbërjes të betimit, do të duhej që refuzimi të bëhej në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit. Në ato raste kur deputeti përpara Komisionit përkatës të Kuvendit refuzon për të bërë betimin, Kuvendit i lind e drejta që jo më vonë se 30 ditë të njoftojë KQZ-në për krijimin e vakancës (neni 164, pika 1 e Kodit Zgjedhor). Ja edhe një argument tjetër që vërteton se aktualisht Kuvendit nuk i lind e drejta t‘i drejtohet KQZ-së për zëvendësimin e deputetëve që ende nuk kanë bërë betimin.
Zëvendëskryetari i Kuvendit, z. Nasip Naço, ka deklaruar se për të mos acaruar situatën politike, do të pritet deri në dhjetor të 2009-ës dhe, nëse deputetët e PS-së nuk do të vijnë të bëjnë betimin, sekretaria e përkohshme do t‘i drejtohet KQZ-së me një relacion për t‘i shpjeguar se një grup deputetësh apo një deputet i veçantë nuk pranon të bëjë betimin. A është e bazuar në ligj kjo deklaratë?
Të them të drejtën nuk jam njohur me përmbajtjen e plotë dhe të saktë të kësaj deklarate. Megjithatë, nuk besoj që z. Naço të ketë thënë se "sekretaria e përkohshme do t‘i drejtohet KQZ-së me një relacion…", ose kjo mund të ishte një lapsus. Është e vërtetë se në nenin 4, pika 5 e Rregullores thuhet se drejtuesi i seancës, në këshillim me sekretarinë e përkohshme, deklaron mbarimin e mandatit kur deputeti nuk pranon të betohet dhe njofton menjëherë KQZ-në. Por kush është drejtuesi i seancës? Ky është deputeti me moshën më të madhe që drejton mbledhjen e parë të legjislaturës të Kuvendit. Çfarë është kjo sekretari e përkohshme? Këta janë tre deputetë me moshë më të re që caktohen nga drejtuesi i seancës. Mirëpo ky moment tashmë është kapërcyer. Nuk kemi as drejtues të seancës dhe as sekretari të përkohshme. Është zgjedhur kryetari i Kuvendit. Sekretaria e përkohshme e Kuvendit u caktua me këtë detyrë deri në zgjedhjen e byrosë së Kuvendit.
Ka mendime se, nëse deputetët e PS-së nuk vijnë në Kuvend për të bërë betimin, mbas 6 muajve që ata kanë fituar mandatin ose pas 6 muajve nga mbledhja e legjislaturës së re, mandati i tyre duhet të ndërpritet. A janë ligjërisht të bazuara këto mendime?
Nuk di të ketë ndonjë nen në Kushtetutë apo në Rregulloren e Kuvendit ku të bëhet fjalë për afate të tilla. Nëse dikush për këtë i referohet nenit 71, pika 2, germa ‘d‘, të Kushtetutës mendoj se gabon. Në këtë dispozitë thuhet se "mandati i deputetit mbaron në rastin kur ai mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend". Ky është rasti kur deputeti i pranishëm në Kuvend bën betimin, por më vonë mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend. Ndërsa në rastin konkret, kemi të bëjmë me deputet apo deputetë që nuk kanë bërë betimin. Si rrjedhim, afati i mungesës mbi 6 muaj rresht nuk ka të bëjë me ta. Në këtë vështrim, mendoj se nuk do të ishte e ligjshme që të caktoheshin afate minimale apo maksimale për ndërprerjen e mandatit të deputetit, që nuk vjen në Parlament për të bërë betimin. E them këtë sepse afate të tilla nuk parashikohen në ligj.
Nëse do të konsiderohej se debati lidhur me këtë çështje, është pasojë e ndonjë ometimi kushtetues, ndoshta do të duhej interpretim i Kushtetutës. Është e vërtetë se, Gjykata Kushtetuese nuk është kompetente të krijojë norma të reja, por interpretimi i dispozitave përkatëse të Kushtetutës dhe i frymës së saj, mund të parandalonte veprimet e nxituara dhe me pasoja të dëmshme, sidomos për veprimtarinë normale parlamentare. Preokupimi dhe angazhimi më i madh dhe i gjithanshëm mendoj se duhet të ishte, jo gjetja e ndonjë dispozite që do të justifikonte mbarimin e mandatit të deputetëve, por dialogun serioz midis palëve.
Bisedoi Y. Pata