Premiera në "Imperial"
Aty gjenden ëndrrat dhe sfidat që e kanë çuar drejt suksesit Inva Mulën, sopranon shqiptare e cila ka zhbërë kufijtë, duke u shndërruar në divë të skenave më të mëdha operistike të botës. Karriera e saj e deritanishme, që kulmon me operën "Mirei në Paris", u shfaq dje në dokumentarin e prodhuar nga "Top Channel" dhe "Digitalb" në kinema "Imperial" me kualitet maksimal video dhe audio. Nina dhe Avni Mula, prindërit artistë të Invës, doemos janë më të emocionuarit pas projeksionit të dokumentarit.
"Ishte një dokumentar i mençur, pasi nuk përcillte thjesht imazhe, por përpjekje dhe ritmin e vërtetë të jetës së Invës", thotë e ëma, Nina.
Babai është shumë i emocionuar. "Të shoh suksesin e vajzës sime në ekran është gjëja më e bukur që mund t‘i ndodhë një prindi", thotë ai.
Të pranishëm në shfaqjen e dokumentarit ishin artistë të njohur shqiptarë dhe miq të sopranos, Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi dhe diplomatë. Ndër ta, drejtori i Teatrit të Operës, Zhani Ciko, vë theksin në pjekurinë artistike të Inva Mulës.
"Inva tani është shndërruar në një divë të skenës së muzikës botërore dhe ne s‘na mbetet gjë tjetër veçse të krenohemi me të. Në çdo rol, ajo tregon pjekuri të madhe artistike. Doemos që skena e operës sonë mbetet e hapur në çdo kohë për artistë të tillë, mjaft që ajo të caktojë datën", thotë Ciko.
Ndërsa sopranoja e suksesshme, për shqiptarët këtë herë me praninë e saj në Tiranë, vjen me një premtim: "Ndjehem shumë në borxh me publikun shqiptar, ndjehem vërtet në borxh. Përherë jam justifikuar me faktin se nuk kam pasur kohë, por në fakt nuk jam ulur të mendoj vërtet se duhet të jem prezente në skenën shqiptare dhe pse jo të anuloj koncerte apo prezencën time në skena të botës, për të qenë më e pranishme në skenën shqiptare".
Dokumentari "Ëndrra e bukur e Invës" realizuar nga Endri Xhafo dhe Erion Muharremi, do të shfaqet në ekranin e "Top Channel" sot, në revistën e përjavshme "Ekskluziv" dhe do të mund të ndiqet edhe me maksimumin e kualitetit të figurës dhe zërit në kanalet "High Definition" të platformës "Digitalb".