Precedentët, PD nuk i zëvendësoi mandatet e PS-së në vitin 1996
Çështja e mungesës së deputetëve socialistë në Kuvend për një kohë të gjatë është kthyer në një debat institucional dhe konstitucionalit nëse përbën problem politik apo ligjor. Mazhoranca, në mënyrë për t‘i bërë presion së majtës dhe për të shkaktuar diversion brenda radhëve të saj po e trajton si një çështje ligjore, ku Kuvendi ka të drejtë të zëvendësojë deputetët që nuk paraqiten në sallë, ndërsa për opozitën, mandatet e marra më 28 qershor janë vullnet i popullit, dhe në emër të këtij vullneti kërkon zbardhjen e së vërtetës që përmbajnë kutitë e votimit. Por panorama politike shqiptare ka më shumë se një precedent të bojkotit afatgjatë të Kuvendit, i cili është zgjidhur vetëm e vetëm si çështje politike, vetëm në bazë të dialogut mes dy forcave kryesore politike.
26 maji 1996
Në zgjedhjet parlamentare të 26 majit të vitit 1996, Partia Demokratike mbante qeverisjen e vendit, ku Kryeministër ishte Aleksandër Meksi, kishte Presidentin e Republikës, që ishte Sali Berisha. Institucionet e drejtuara nga PD organizuan zgjedhjet e fundit të majit, të cilat nisën që në fushatë si shumë të polarizuara, që si kronikë kishin akuzat e opozitës për agresion ndaj mbështetësve të majtë dhe medias dhe kundërakuzat e mazhorancës që e akuzonte PS për mashtrim. Tensioni ka arritur kulmin ditën e zgjedhjeve kur PS u kërkoi komisionerëve të saj të tërhiqeshin dhe e cilësoi procesin një farsë duke mos i njohur fare zgjedhjet e 26 majit. Në komisione pati një eufori të paparë dhe Partia Demokratike arriti të marrë vetëm 125 vende në Parlament, Partia Socialiste vetëm 10 deputetë, nga këta 5 direkt dhe 5 me listë shumë-emërore, Partia Republikane 1, Partia Balli Kombëtar 1 dhe PBDNJ 3 deputetë: dy direkt dhe një me listë shumë-emërore. Ndërkombëtarët, nëpërmjet misionit vëzhgues të ODIHR-it i cilësoi këto zgjedhje si të manipuluara dhe kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në disa zona. Por kjo nuk u pranua nga Berisha, i cili mblodhi Kuvendin ku selia blu kontrollonte gjithçka. Pas disa kohësh kur e majta vazhdonte të kontestonte zgjedhjet, PD arriti të bindë një nga deputetët e Partisë Socialiste që të hyjë në Kuvend. Ky ishte pikërisht deputeti i zgjedhur në Librazhd, Sali Rexhepi, me profesion mjek, i cili me këtë akt e mbylli karrierën politike. Madje në mediat e kohës, ky fakt u cilësua një fenomen, i cili mori emrin e parlamentarit, duke u quajtur fenomeni "Sali Rexhepi", pra një deputet që kundërshton vendimin politik. Ndërkaq, grupi i zgjedhur i Partisë Socialiste edhe pas masakrës në zgjedhje përbëhej nga 5 parlamentarë të votuar direkt, ku edhe pas mbushjes së kutive nuk ishte arritur dot të hiqej fitorja. Këto deputetë ishin: Ilir Meta, i zgjedhur në Skrapar, Erion Braçe në Berat, Hamit Gjoni në Tepelenë, Luan Shahollari në Gramsh, si dhe Sali Rexhepi në Librazhd. Në qytetet kryesore të vendit nuk figuronte asnjë deputet i zgjedhur nga socialistët.
Ndërkaq, sipas listës emërore PS kishte deputetët: Ermelinda Meksi, Et‘hem Ruka, Namik Dokle, Luan Hajdaraga dhe Musa Ulqini. Por asnjë nga parlamentarët e socialistëve nuk pranuan të shkelin në seancën e Kuvendit pa u përsëritur zgjedhjet parlamentare. Edhe pas një fitoreje në zgjedhjet lokale të tetorit, situata u përkeqësua shumë duke rritur konfliktin social deri në shpërthimin e protestave popullore e më pas degradimin e kaosit. Partia Demokratike vendosi më në fund të hyjë në negociata me socialistët dhe pranon mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme një vit më pas, pikërisht më 29 qershor të vitit 1997. Ky pakt hyri në histori si "Marrëveshja e 9 marsit", ku u krijua një qeveri koalicioni e drejtuar nga opozita, e cila do ta çonte vendin në zgjedhje. Me marrëveshje, deputetët e PS-së pranojnë të hyjnë në Kuvend vetëm për të miratuar disa ligje të rëndësishme për të çuar vendin në zgjedhje. Në atë Parlament, edhe pse socialistët kishin vetëm 10 vota nuk i përdor asnjëherë forca e kartonit, si pasojë e paktit mes Berishës dhe liderëve socialistë. Pra, mandatet e Partisë Socialiste edhe pse munguan për një kohë të gjatë nuk i dogji kush.
Zgjedhjet e 1997
Më 29 qershor të këtij viti u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme të fituara nga Partia Socialiste, por PD nuk njohu rezultatin duke deklaruar se në një pjesë të madhe të vendit PD nuk është lënë të bëjë fushatë, ndaj zgjedhjet nuk mund të quhen të vlefshme. Për një kohë të gjatë, madje duke e përsëritur disa herë PD ka bojkotuar Kuvendin, por asnjë nga mandatet nuk janë prekur dhe nuk është kërkuar interpretim nga KQZ apo dhe Gjykata Kushtetuese. Me marrëveshje PD u kthye në Kuvend. Edhe në vitin 2001 kur në skenë doli "Dushku" dhe një fshat nxori 10 deputetë PD nuk e njohu rezultatin duke bojkotuar Kuvendin. Çështja u zgjidh sërish me marrëveshje, pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve dhe PD mori Presidentin e vendit, duke mbajtur të gjithë deputetët.
Partia Demokratike vendosi më në fund të hyjë në negociata me socialistët dhe pranon mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme një vit më pas, pikërisht më 29 qershor të vitit 1997. Ky pakt hyri në histori si "Marrëveshja e 9 marsit"