"Rama e dinte që gropa ishte e jona"
Dalin të tjera fakte mbi pronësinë e gropës në qendër të Tiranës, ku bashkia kërkon të ndërtojë, kurse qeveria ta kthejë në lulishte. Kësaj here, radha i takonte ministrit të Punëve Publike, Sokol Olldashit, të dilte në publik e të sqaronte pozicionin e qeverisë, pas pretendimeve të një dite më parë të Eduard Shalësit. Ministri paraqiti dje disa shkresa me vulë zyrtare të Bashkisë së Tiranës, ku mësohej fakti se kryetari Edi Rama ishte njohur mbi pronësinë e gropës, madje e kishte pranuar. Ministri i Punëve Publike e cilësoi Ramën gënjeshtar, pasi ka ndryshuar qëndrim tani që qeveria planifikon ta kthejë gropën në lulishte. "Unë iu tregova shkresat, ku dhe vetë Edi Rama pranon që vetë prona është publike, ku administratori i përgjithshëm i bashkisë i drejtohet Avokaturës së Shtetit, duke i thënë që kjo pronë është publike. Ndërkaq, ata befas dalin dhe thonë që kjo pronë nuk është më publike dhe se shteti po cenoka pronën private", bëri me dije ministri.
Shkresat
Qeveria pretendon se ndërhyrja u bë në një truall publik, duke e konfirmuar atë me një sërë shkresash. Olldashi paraqiti një shkresë të firmosur nga administratori i përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli, më datë 1 prill 2009 drejtuar Patriot Çobaj, drejtor i Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Qarkut të Tiranës. Në këtë shkresë thuhet se, "nga verifikimet që u kryen me Hartat Treguese të Pasurisë dhe Librin e Ngastrave rezulton se brenda konturit të pronës së këtij subjekti, bëhet fjalë për familjen Kika, figuron pronë shtetërore publike trotuar e rrugë me nr. Pas. 2/102, 2/9 3, 2/88 trotuar dhe lulishte me nr. Pas 2/89, 2/90, si dhe Dhoma e Tregtisë me nr. Pas 2/95". Mbi bazën edhe të kësaj shkrese të administratorit të përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës, Avokatura e Shtetit ka kërkuar autorizimin për të ndërhyrë dhe për të rrëzuar një vendim të parregullt të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Dhe për ta bërë këtë është dashur të lëshohej autorizimi i Bashkisë së Tiranës. Më 17 korrik 2009, Zyra e Avokaturës së Shtetit i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës që të japë autorizimin për të proceduar për goditjen administrative të vendimit të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave që njeh si pronar familjen Kika në truall shtetëror. "Nga analiza që ne i bëjmë këtij vendimi na rezulton se ndaj tij duhet të ushtrojmë ankim, por në zbatim të nenit 5, germa "e" e ligjit është e nevojshme marrja e autorizimit nga ana juaj, pra nga ana e Bashkisë", thotë shkresa. "Ka qenë Bashkia e Tiranës, e cila në mënyrë korrekte i është përgjigjur kësaj shkrese, por kësaj here me firmën e kryetarit të saj, zotit Rama. Shkresa mban datën 29 korrik 2009 dhe thuhet se: "Bashkia e Tiranës me shkresën e datës 1 prill, drejtuar Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në lidhje me pronën e subjektit, Osman Kika, ka shprehur vullnetin e saj për mosprocedim me kthim fizik. Sa më sipër, në përmbushje të detyrimit ligjor të përcaktuar në ligj, autorizoj ndjekjen e procedurës ligjore nga institucioni juaj, pasi me vendimin e ‘206‘ të 26 qershorit 2009, Zyra e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të Qarkut të Tiranës është cenuar prona publike shtetërore, pasqyruar në zonat e përcaktuara në hartën treguese bashkëlidhur".
Nisur nga këto shkresa, Olldashi del në konkluzionin se Bashkia e Tiranës kanë qenë në dijeni të faktit që ajo është një pronë publike, e cila është shkelur në mënyrë të parregullt.
Bashkia
Konflikti i radhës mes qeverisë dhe bashkisë ka nisur rreth dy javë më parë, ku në tentativë për të ndërtuar një objekt shumëfunksional, palët janë përplasur deri në konfrontime fizike. Projekti për ndërtimin e një qendre tregtare në zonën ku ndan Rrugën e Durrësit dhe atë të Kavajës (pranë Muzeut), ka nisur që në vitin 2006, dhe madje mban firmën e tre kryeministrave. Bashkia pretendon se trualli është pronë e një familjeje tiranase dhe Komunitetit Mysliman, të cilët e kanë zgjidhur pjesën e tyre. Kurse qeveria thotë se toka është tërësisht shtetërore, e njohur dhe me dokumentacion. Për këtë fakt, bashkia ka kallëzuar në prokurori qeverinë, duke kërkuar zbardhjen e çështjes.