Ahmet Shala, se sheh krizën

"…E thashë se problemi i energjisë në Kosovë është prezent që dhjetë vjet...…"
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala e quan të panevojshme zhurmën që bëhet për 200 milionë eurot e Postës dhe të Telekomit të Kosovës. Ato janë të pronarit, përkatësisht të Qeverisë së Kosovës, e cila do ti shpenzojë në projekte të tjera, me interes më të gjerë. Ndërkaq, PTK-ja nuk dëmtohet me asgjë, meqenëse aty do të futet kapital i freskët nga ndonjë kompani që e blen. Mirëpo, ai nuk përmend zgjidhje konkrete për termocentralin Kosova e Re. Ai nuk ka dështuar, ndonëse është prekur nga kriza globale. Sipas ministrit, kjo është edhe arsyeja e tërheqjes së disa kompanive.
Express: Ç`u bë me 200 milionët e PTK-së? Pse i morët?
Shala: Me Kushtetutë, ndërmarrjet publike janë pronë e Republikës së Kosovës. Ndërsa me Ligjin e ndërmarrjeve publike rregullohen të drejtat dhe kompetencat e Qeverisë së Kosovës ndaj tyre. Qeveria, me qëllim të financimit të projekteve të rëndësishme zhvillimore, ka deklaruar devidentën prej 200 milionë eurosh. Ky vendim është formësuar gjatë rishikimit të buxhetit të aprovuar në Kuvendin e Kosovës, në korrik të këtij viti, dhe i dekretuar nga presidenti më 7 gusht.
Express: PTK-ja edhe më parë ka paguar tatim të veçantë, taksën e monopolit...
Shala : Është quajtur kështu për shkak se nuk ka pasur mundësi të quhet devidentë. Tani, pas formimit të shtetit të Kosovës, është e drejtë legjitime e Qeverisë së Kosovës, si pronari i vetëm i ndërmarrjeve publike, të marrë devidentën dhe ta përdorë atë për nevojat apo projektet zhvillimore. Ato do të ndihmojnë në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik të vendit dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Express: Pse është kjo nguti për t`i shpenzuar këto para. A mos frikësoheni nga ndonjë krizë buxhetore?
Shala: Konsideroj se ky do ishte një veprim shumë i natyrshëm i çdo qeverie në rrethana të ngjashme. Është çështje prioritetesh: të investosh në projekte të selektuara të PTK-së apo të zgjidhen problemet e një spektri më të gjerë të nevojave të qytetarëve të Kosovës. Qeveria ka konsideruar se është më me prioritet që me këto mjete apo me një pjesë të tyre të financojë projekte të rëndësishme dhe të domosdoshme në sferën e arsimit (qoftë në shkolla apo në ngritjen e rrogave të arsimtarëve), në shëndetësi (në barnat esenciale, investimet kapitale, etj), rritjen e pensioneve, investimet në bujqësi, në infrastrukturën rrugore, qoftë në nivelin qendror apo komunal, etj. Rritja e këtyre investimeve në kohën e krizës botërore ka qenë një vendim shumë me rëndësi për stabilitetin fiskal, si dhe në ritmin dhe shkallën e zhvillimit ekonomik të vendit.
Express: Pse, a ka pas krizë në Kosovë?
Shala: Definicioni, natyra dhe shkallët e krizave janë goxha një temë. Por, më lejoni tju them se falë shkallës së lartë të investimeve publike, zhvillimit të hovshëm të sektorit privat, uljes së taksave dhe shumë faktorëve të tjerë rrethanorë, Kosova është duke e përballuar shumë me sukses krizën botërore, e cila sigurisht që ka dhe do të ketë efekte direkte apo indirekte në dinamikën dhe shkallën e zhvillimit ekonomik jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë. Tju jap ca shifra: në vitin 2007, janë ekzekutuar rreth 157 milionë euro investime kapitale; më 2008 mbi 350 milionë, ndërsa sivjet besoj se kjo shifër do kalojë 400 milionët. Gjithashtu për vitin e ardhshëm parashihen mbi 430 milionë. Kjo pa dyshim që ka sforcuar sektorin privat kosovar dhe se ka qenë një terapi e mirë në momentin e duhur. Andaj, Kosova sot ka rritje më të lartë të GDP-së në rajon, me mbi 4 për qind.
Express: A i godet planet e PTK-së tërheqja e këtyre parave?
Shala: PTK-ja ka pasur në pasqyrat e veta financiare mbi 280 milionë euro para të gatshme. Ajo është ndërmarrje vitale dhe mund të zhvillojë planet e veta afariste. Tani jemi në fazën e shqyrtimit të modaliteteve që aty të fusim sektorin privat dhe besoj se planet e veta zhvillimore do të realizohen me investime të freskëta.
Express: Po flisni për një ekonomi në zhvillim, e cila ka trend të rritjes dhe përmirësimit, ndërsa raportet e FMN-së thonë krejt të kundërtën. Paralajmërojnë edhe një deficit prej 7 për qind... Madje kjo qeveri po premton edhe rritje të rrogave...
Shala: Mbase i keni lexuar raportet e FMN-së të ndonjë shteti tjetër (qeshet). Por dua tju them se shifra prej 4 për qind rritje ekonomike pothuaj se është e FMN-së dhe ne këtu nuk shohim ndonjë kundërshtim. Ne pajtohemi se kjo nuk është rritje e mjaftueshme. Ekonomia dhe shoqëria kosovare ka nevojë të konsiderueshme për ndihmë buxhetore. Tani jemi duke negociuar me FMN-në dhe me donatorët ndërkombëtarë që të vazhdohet ti ndihmohet Kosovës. Jemi shumë afër për të filluar negociatat me FMN-në për një program zhvillimor, i cili do të mundësojë që Kosova të vazhdojë me stabilitet financiar, të ketë një rritje të qëndrueshme si dhe të ketë mundësi të përfitojë mbi 200 milionë euro ndihmë buxhetore, tanimë të premtuara, nga donatorët ndërkombëtarë. Sa i përket deficitit, FMN-ja është e lindur për të qenë institucion pesimist. Këtu mbase është edhe bukuria e saj. Por, shumica sugjerimeve të saj (mos të them të gjitha) janë qëllimmira.
Express: A po dështon termocentrali Kosova e Re?
Shala: Qeveria e Kosovës ka bërë përpjekje maksimale për të zhvilluar sektorin e energjisë. Fatkeqësisht, ca institucione ndërkombëtare, të ndodhura nën presionin e ndryshimeve klimatike globale, apo mbase edhe të burokracive të stërngarkuara, kanë ndikuar në shpejtësinë dhe madhësinë e këtij projekti. Ne nuk guxojmë që për hezitimet, kalkulimet apo kusuritje ndërkombëtare, të lejojmë që vendi ynë të mos ketë rrymë të mjaftueshme për qytetarët dhe, pse jo, edhe një pjesë për eksport, natyrisht, në bazë të standardeve më të larta ekologjike. Njëkohësisht, është e rëndësishme të zhvillojmë energjitë alternative.
Express: Ne po flasim konkretisht për TC Kosova e Re. Njëherë u bë 1000 + 1000. Tash 500 + 500. Kompanitë konkurruese në këtë projekt po ikin. Ka një përshtypje joserioze në këtë rrafsh?
Shala: Përshtypjet e mia kanë qenë se këto po ndodhin në saje të krizës botërore. Kompanitë e mëdha që kanë qenë në konkurrim do të goditen nga kriza dhe kjo ndodhi. Mirëpo, interesi i kompanive të mëdha për zhvillimin e resurseve të linjitit ende ekziston.
Express : Por ato kompani kanë shkuar për të investuar në shtete të tjera?
Shala: Mbase. Unë nuk kam informata të tilla. Por, pa marrë parasysh këtë, ne nuk duhet të vonohemi as edhe një sekondë.
Express: Jemi vonuar tash e dy vjet?
Shala: Jo, jemi vonuar qe dhjetë vjet.
Express: Po mendojmë për projektin Kosova e Re.
Shala : E thashë se problemi i energjisë në Kosovë është prezent që dhjetë vjet. Tani kemi filluar ta çmbështjellim lëmshin dhe ne jemi duke punuar me intensitet që ta rregullojmë këtë sektor.
Express: Por, në KEK janë investuar rreth 1.2 miliard euro dhe s`është rregulluar asgjë?!
Shala: Pajtohem plotësisht. Ky është shqetësim për të gjithë ne. S`besoj se duhet vetëm Qeveria të kritikohet për këtë. Për momentin është me rëndësi të sigurojmë se projektet me rëndësi strategjike do të realizohen në kohën sa më të shpejtë dhe pa hamendje.
Express: Por, kjo qeveri ka premtuar rrymë 24 me 0?
Shala: Brenda mandatit, apo jo? Por, besoj se të gjithë jemi dëshmitarë se furnizimi me rrymë është përmirësuar dukshëm. Duke pasur parasysh se këtu kërkohen investime shumë të mëdha, Qeveria është në proces të shqyrtimit të futjes së kapitalit privat në këtë sektor, kurse buxheti i Kosovës të përdoret për qëllime të tjera zhvillimore dhe sociale.
Express: Që të kemi rrymë, KEK-ut brenda vitit i jepen rreth 120 milionë euro për import?
Ahmet Shala: Një e vërtetë e dhimbshme. Në fakt, KEK-u në mesatare ka marrë edhe më shumë, rreth 200 milionë euro në vit. Tani besoj se