Tradita vazhdon

Unë konsumoj prodhime vendore, tradita vazhdon, është motoja e Javës së biznesit kosovar 2009, e cila këtë vit po mbahet nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, në mbështetje të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave (MEF) dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës së Biznesit (AKB), të hënën, në ceremoninë e hapjes së këtij manifestimi, tha se ky është një përkushtim konkret i shtetit, në mbështetjen e promovimit të prodhimtarisë vendore, duke e bërë kështu më të fuqishme qëndrueshmërinë ekonomike të vendit.
Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës, tha se është i pamohueshëm fakti që bizneset e vogla dhe të mëdha kanë bërë një punë të shkëlqyer gjatë 10 viteve të fundit, por Qeveria po shikon mundësi edhe më të mira të krijimit të kushteve për bizneset, pasi që vetëm suksesi i biznesit kosovar është garanci për një zhvillim ekonomik dhe për krijimin e vendeve të reja të punës.
Synimet e Qeverisë janë krijimi i një ambienti edhe më të mirë biznesi, të ketë siguri të plotë për biznesin tuaj, mbështetje shtetërore, duke nënkuptuar edhe lehtësimin e procedurave të të bërit biznes. Kjo nënkupton edhe respektimin e plotë të ligjit, transparencë të plotë në punë dhe betejë të pakompromis në luftimin e dukurive negative, pohoi Thaçi.
Kryeministri ka thënë se Kosova aktualisht ka 35 për qind më shumë energji se në vitin 2007 dhe 13 për qind më shumë prodhim.
Java e biznesit kosovar 2009, do të mbahet në shtatë qendra të Kosovës dhe do të zgjasë deri më 18 nëntor. Në këtë projekt do të marrin pjesë 75 kompani prodhuese, të cilat do ti ekspozojnë produktet e tyre.