E Diel, 1 Nëntor 2026

Jaka: Investimet e biznesit, ndihme kunder krizes Eglantina Nasi

Rritja e investimeve, nga ana e bizneseve shqiptare, mund te jete nje metode shume efikase per te minimizuar efektet e krizes ekonomike globale. Nje fakt te tille e ka pohuar dje, gjate nje komunikimi me median, kreu i Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Tiranes, Nikolin Jaka. Ai, gjithashtu, u beri thirrje sipermarresve qe vitin 2012 ta shikojne me me optimizem. Ne kete kuader, ai kerkoi prej tyre qe te mos kene droje te ndermarrin investime te reja, duke vijuar keshtu ecurine pozitive ne dhenien e kontributit te tyre per zhvillimin e ekonomise shqiptare.

Nderkaq, sipas Jakes, sfide, per vitin qe vjen, mbetet platforma per inkurajimin dhe nxitjen e biznesit qe operon ne Shqiperi. Duke pohuar se kjo konsiston sidomos ne veshtrimin me me shume kujdes nga ana e bankave, te politikave ndaj tij. Konkretisht, perfaqesuesi i bizneseve te kryeqytetit tha se paraqitet e nevojshme ngrirja e perkohshme e kredive te keqija apo te veshtira, rinegocimi i disa kredive, qe biznese te ndryshme kane marre ne disa banka tregtare, si dhe rishikimi i perqindjes se normave te interesit dhe afateve te shlyerjes.

"Ne mendojme ta konkretizojme, vitin qe vjen, uljen ne nje tavoline te sipermarresve dhe bankave, me qellim gjetjen e gjuhes se perbashket te komunikimit. Per kete qellim, ne kemi ngritur nje grup pune dhe ky mbetet nje prioritet i yni", tha ai lidhur me nje fakt te tille. Por sipas tij, nje rendesi te madhe per biznesin shqiptar, paraqet edhe vendosja e urave te reja te bashkepunimit me sipermarres te vendeve te ndryshme. Ne kete kuader, z. Jaka tha se viti 2012 pritet te jete aktiv ne drejtim te forumeve te biznesit, duke vecuar sidomos forumin e qershorit qe do te behet ne Bruksel dhe Vjene. Ndersa sa i perket vitit qe po shkon drejt mbylljes, ai tha se ishte mjaft i rendesishem per biznesin vendas, pasi, gjate tij, u miratua ligji i Faljes Fiskale, sikunder u shenua edhe nje progres ne regjistrimin e markave dhe patentave shqiptare. Duke kerkuar ne kuader te saj, vetem nje korrigjim, qe sipas kreut te Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Tiranes, duhet bere ne nje nga nenet perkatese te ligjit, per t'i ardhur keshtu me mire ne ndihme biznesit, per realizimin efikas te saj. Konkretisht, z. Jaka kerkoi qe te ndryshoje neni 22, pika 4, per vetedeklarimin e biznesit. Nga ana tjeter, Jaka nuk harroi te permende as faktin se gjate ketij viti, gjithashtu, eshte bere shume edhe ne lidhje me lobimin, rritjen e kapacitetit te burimeve njerezore, mbrojtjen e interesit te biznesit, rritjen e formalitetit, marredheniet me partneret nderkombetare, etj. Qe te gjitha, sipas tij, ne funksion te rritjes se eficences ne sipermarrjen private shqiptare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›