E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkollat në kryeqytet pa sinjalistikë rrugore

SHKRUAN: Jonida Tashi 02-02-2011 11:42

Bashkia e Tiranës nuk ka vendosur asnjë tabelë njoftuese për praninë e shkollës, kufizimin e shpejtësisë apo trashëzimin e vijave të bardha dhe sistemin semaforik. Drejtoresha e gjimnazit “Qemal Stafa” deklaron se edhe pas kërkesës së herëpashershme, drejtuar Bashkisë Tiranë, kjo e fundit i kthen një përgjigje thjesht formale, duke mos ndërmarrë asnjë veprim për të përmirësuar situatën. Në një kohë prej mëse 1 viti, në rrugën para këtij gjimnazi, janë aksidentuar rëndë 3 nxënëse. Por kjo nuk është e vetmja shkollë në kryeqytet, për të cilën Bashkia e Tiranës nuk ka shpenzuar asnjë lekë, për ta pajisur me sinjalistë rrugore. Ky është një problem që ndeshet pothuajse në të gjitha shkollat e Tiranës, qofshin ato 9-vjeçare apo të mesme, me përjashtim të atyre që gjenden në rrugë kryesore të kryeqytetit, për të cilat ekziston tek-tuk ndonjë tabelë e vogël, për praninë e tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›