E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, gjendet e vdekur në banesë një grua

Një grua rreth 30-vjeç është gjetur e pajetë mesditën e sotme në banesën e saj në kryeqytet.

Mësohet se gruaja është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në katin e pestë të një pallati në zonën e “Zogut të Zi”.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të lajmëruar nga banorët e pallatit për ngjarjen por është dashur ndërhyrja e zjarrëfikëseve për të bërë të mundur hapjen e derës së apartamentit pasi ishte e kyçur nga brenda.
 

Dyshohet se shkak i vdekjes së 30-vjeçares është asfiksimi pasi pranë saj është gjetur edhe një reflektor që punonte me gaz.
 

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes dhe identifikimin e viktimës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›