30 ankesa pranë Avokatit të Tatimpaguesve
Edhe pse ka pak kohë që ka nisur të funksionojë zyrtarisht si strukturë, pranë Avokatit të Tatimpaguesve, janë regjistruar ankesat e para nga biznesi. Artur Papajani, Avokati i Tatimpaguesve, shprehet për RTV SCAN, se deri më tani janë regjistruar rreth 30 ankesa nga bizneset për cështje të ndryshme me administratën tatimore.
Vetëm pak ditë më parë, Kreu i Shoqatës së Eksportuesve deklaroi per RTV SCAN se nuk eshte rimbursuar vlera e TVSH-se per kete sector gjate vitit 2010. Por zoti Papajani shprehet se pranë kësaj zyre nuk ka asnjë ankesë nga biznesi për këtë problem. Aktualisht zyra e Avokatit të Tatimpaguesve funksionon vetëm pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, por së shpejti do të jetë prezente edhe në zyrat tatimore rajonale.
2 Shkurt 2011