Jaka-Pajaziti: Të unifikojmë sipërmarrjet tona
Kreu i dhomës së tregtisë Nikolin Jaka ka pritur sot një përfaqësi të Odës Ekonomike Kosovare. Në fjalën e tij Jaka ka kërkuar unifikim të sipërmarrjeve të dy vendeve si dhe politika ekonomike të përbashkëta.
“Edhe pse jemi dy shtete jemi një komb. Biznesi duhet trajtuar si një i tërë” ka theksuar Jaka.
Ndërsa përfaqësuesi i Odës Ekonomike Kosovare Zenun Pajaziti ka deklaruar se duhet të hyjnë më shumë mallra shqiptare në tregun kosovar për të bërë të mundur zëvendësimin me ato serbe.
Sipas tij duhet të krijohen ekipe të përbashkëta për ta çuar përpara bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.