Jaka: Shqipëri-Belgjikë, duhen dimensione të reja ekonomike

Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Belgjikës janë në nivele te papërfillshme. Për të nxitur shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve, Dhoma e Tregtisë në bashkëpunim me autoritet belge do të organizojnë një panair në qershor për njohur biznesin belg me potencialet e Shqipërisë.
Kreu i Dhomës se Tregëtisë, Nikolin Jakaj, tha se në Belgjikë ka sipërmarrës shqiptar që kanë aktivitetin e tyre atje por edhe Shqipëria ofron mundësi për investime fitimprurëse.
Nga ana e tyre autoritetet Belge ftuan përfaqësusit e dhomës së Tregëtisë të jenë mbështetasit dhe organizatorët e panairit ndërkomëbtarë të 2017. Në këtë takim autoritetet thanë se forume të tilla ekonomike do të ndërtonin një dimesion të ri ekonomikë mes Shqipërisë dhe Belgjikës.