Sezoni turistik, Mediu, detyra për drejtuesit rajonalë

Në prag të sezonit turistik, qeveria shqiptare po i drejton sytë drejt zonave tursitike, kryesisht bregdetit. Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu i ka ndarë detyrat drejtuesve të agjensive rajonale të mjedist që të bëjnë inspektimet urgjente për pastrimin e territorit. Mediu thotë se janë shtyrë për një muaj ekzekutimi i gjobave për kryetarët e bashkisë dhe komunave dhe nëse nga këto inspektime konstatohet shkelja e detyrimeve gjobat rikthehen.
Derdhja e ujrave të zeza në det, mbetet një nga shqetësimet më të mëdha edhe për këtë vit. Për këtë Ministri ka kërkuar riparime të impianteve të trajtimit të ujrave të zeza në Durrës, Vlorë dhe Lezhë.
Pubet dhe lokalet do të jenë në shënjesët të aksioneve me qëllim uljen e ndotjes akustike. Për këtë bashkia e Tiranës i ka dorëzuar Ministrisë së Mjedisit një kërkesë për një askion të përbashkët. Ministri Mediu kërkoi edhe ndërhyejen e policisë së shtetit për të kontrolluar këto subjekte.
Sipas Mediut, nuk do të ketë asnjë lëshim ndaj subjekteve private që nuk zbatojnë ligjin. Shembull i parë i dhënë në këto raste është mbyllja e 6 subjekteve në bregdet që kanë shkelur ligjin.