Shitja e naftes sipas burses nuk e zgjidh ngercin e kompanise
Ministri i Ekonomise Dritan Prifti deklaroi ne maj para deputeteve ne seancen parlamentare se kompania Albpetrol eshte ne kushte te veshtira financiare per shkak se nuk po shet naften e prodhuar. Per rrjedhoje Prifti argumentoi se dalja e kompanise me kushte te njejta tregtare per te shitur naften sipas tregjeve te burses eshte nje zgjidhje e pershtatshme. E ne fakt pas miratimit te aktit normativ kompania shteterore zhvilloi dy ankande per shitjen e rreth 60 mije toneve nafte. Rezultatet e ankandit nuk jane bere publike dhe nuk ka informacion rreth se ardhures qe eshte krijuar por fakti qe punonjesit vijojne te mos i marrin pagat duket se formula e re nuk dha zgjidhje. Deri ne kater muajt e pare te vitit kompania kishte mundur te rriste te ardhurat aq sa arriti ti paguante shtetit rreth 8 milione dollare borxhe nga taksat e pashlyera. Per ministrin e Financave ceshtja eshte problem i Ministrise se Ekonomise per aq kohe sa me taksat kompania eshte ne rregull.
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic