Te shtyhet afati i deklarimit te TVSH-se
Deklarimi i TVSH-se permes sistemit te ri elektronik ne date 5 te cdo muaji duket se po u krijon probleme bizneseve. Konfindustria deklaroi se do te paraqiste nje kerkese per shtyrjen e afatit me te pakten 7 dite kalendarike ne menyre qe te subjektet private te kene kohe per te plotesuar deklaratat tatimore duke shmangur ne njefare menyre edhe penalizimin nga tatimet. Nje afat i tille i mbeshtetur ne praktiken e deritashme ka treguar se eshte i pamjaftueshem duke sjelle si pasoje - rritje kostosh te paarsyeshme per bizneset - pasaktesi ne deklarim te dhenash dhe mbi te gjitha sherben si shkak per gjobitjen e bizneseve ne shuma te medha nga institucionet tatimore deklaroi dje administratori i Konfindustrias Gjergj Buxhuku. Nje pjese e madhe e vonesave te mesiperme qe me pas perkthehen ne gjoba per bizneset eshte edhe perqendrimi i madh i deklarimeve ne pak dite dhe pikerisht per shkak te kohes se pamjaftueshme ndodh mospranimi i te dhenave nga sistemi informatik ne zoterim te drejtorise se tatimeve. Perseri ne rastin e mesiperm jane bizneset qe gjobiten ne menyre krejt te paarsyeshme thote Buxhuku. Konfindustria duke gjykuar se ne kushtet kur jemi perballe nje ndryshimi te shpejte cilesor ne marredheniet biznes/institucione fiskale eshte domosdoshmeri shtyrja me nje afat te pakten prej 7 ditesh e deklarimit te TVSH per tu kryer deri ne daten 12 te cdo muaji.
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic