E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albpetrol nuk ka para per te shlyer rrogat

Kompania ne prag privatizimi pa rroga 2400 punonjes

Duket se kriza ekonomike ka pllakosur kompanine e naftes Albpetrol e cila gjendet ne veshtiresi serioze likuiditeti. Punonjesit e saj si dhe nje pjese e administrates drejtuese prej kater muajsh nuk kane marre pagat dhe kerkesat e vazhdueshme nuk gjejne pergjigje te qarte. Periudha me e afert e pageses se 4200 naftetareve te Albpetrol te cilet nuk kane marre rrogen qe nga muaji maj i ketij viti do te jete muaji dhjetor duke e kthyer ne situate alarmante dhe teper pesimiste per punonjesit qe mbajne familjet me buke.

Gjendja kaotike mesohet nga gazeta Shqip permes disa inxhiniereve qe punojne ne sektoret vartes te departamenteve te drejtorise se pergjithshme te Albpetrol. Specialistet e larte te sektoreve ashtu si dhe vartesit e tyre naftetaret nuk kane marre pagen prej kater muajsh. Kompania aktualisht eshte ne fazen e privatizimit proces qe pritet te mbyllet brenda vitit per te cilen qeveria ka lidhur kontrate me nje shoqeri amerikane per ta ndihmuar per gjetjen e nje pronari sa me efecient.
Mesohet se ne nje takim te zhvilluar pak dite me pare mes disa specialisteve te Albpetrol qe nuk kishin marre pagat dhe drejtuesve te kompanise eshte komunikuar se gjendja e rende ekonomike ka krijuar situaten kritike aq sa nuk gjenden mundesite financiare per te shlyer detyrimet ndaj punonjesve. Specialistet kane kerkuar nje afat per marrjen e rrogave dhe mundesia me e madhe eshte fundi i vitit qe perkon edhe me planin per shitjen e Albpetrol. Por privatizimi i shoqerise qe ne plan te pare duket si zgjidhje per financat e kompanise shikohet me frike nga naftetaret pasi rrezikohet largimi nga puna per arsye reforme dhe kalim me kushte asistence sikurse ka ndodhur me shoqerite e tjera. Ka te tjere punonjes qe dyshojne se rrogat nuk do te jepen kurre dhe se procesi do te zvarritet deri ne mbyllje te dosjes me kalimin e kompanise ne dore te privatit.
Te ndodhur ne udhekryq pjesa me e madhe e naftetareve te cilet ekonomine e familjes e kane te lidhur ngushte me pagen ne sektorin e naftes deklarojne se do te hidhen ne protesta.

Deri dhe ne veteflijime do te shkojme pasi vitet pa fund ne nafte nuk mund te mohohen ne kete menyre. Nuk mund te mohohet puna e bere edhe per keta muajt e papaguar thote Islami nje naftetar. Na nxoren ne mes te kater rrugeve sikur te ishim gure varri. Po na lene pa buke e familje. Ne tere jeten e kemi pasur te lidhur me naften. Nuk kemi me se cfare te bejme. Na mbetet vetem te shpejtojme vdekjen tone pasi pa pune e pa leke te vdekur jemi. Keshtu kane shkruar ne nje peticion nje perfaqesi e naftetareve te papaguar.

Peticionin ata ia kane derguar Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes dhe kane vendosur qe ne rast te mospageses do ta ndjekin ceshtjen e tyre deri ne organet me te larte te drejtesise. Nga ana tjeter drejtues te Albpetrol jane shprehur ne mbeshtetje te naftetareve dhe kane thene se ata jane te predispozuar per te kryer pagesat. Sipas disa prej drejtueseve te Albpetrol eshte qeveria pergjegjese e gjithe situates se rende me reformat qe ka ndermarre. Shenjat e para te krizes nisen te shfaqen ne fillim te vitit 2010 aq sa detyroi qeverine te ndryshonte formulen e shitjes se naftes te prodhuar nga Albpetrol me qellim sigurimin e te ardhurave. Por duket se situata vijon te jete problematike.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›