E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona 13 ndeshje në 45 ditë

Përveçse janë skuadra që kanë pushuar më pak gjatë këtij sezoni të ri, Barcelonës i duhet t`i karikojë mirë bateritë.

Djemtë e Guardiolës i pret një kalendar i ngjeshur me 13 ndeshje. Kampionët e Europës do luajnë një herë në 3 ditë.

Ata kanë nisur përgatitjet për 2 ndeshjet e Superkupës së Spanjës, 14-17 gusht, por përpara këtij trofeu, më 8 dhe 9 gusht, do të luajnë “Copa Catalunya”.

Më pas shkojnë në Munich për “Audi Cup”, ndërsa turneu amerikan i pret në 3 ndalesa: Washington, Miami e Dallas.

Në “Camp Nou” do të luajnë me Napolin për trofeun “Joan Gamper” dhe më pas në Monaco do të diskutojnë Superkupën e Europës me Porton .

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›