Jaka:Viti 2012 i vështirë për sipërmarrësit shqiptarë
Biznesi nuk i fshihet krizës ekonomike për vitin 2012. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka deklaron se viti që sapo kemi hyrë pritet të jetë një vit mjaft i vështirë për sipërmarrjen shqiptare.
Sipas Jakës e rëndësishme mbetet që të ketë një mbështetje prej sistemit bankar dhe një përmirësim të marrëdhënies bankë-biznes.
Këshilla që jep kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në ditët e para të këtij viti për biznesin është të jenë të kujdeshëm por edhe guximtar në marrjen e iniciativave të reja.
Jaka gjithashtu deklaroi se për ti bërë ballë vështirësive të krizës ekonomike së shpejti do të mblidhet një tryezë me të gjithë aktorët për të hartuar një platformë e cila do të shërbejë si një orientim për ti shpëtuar efekteve të krizës për këtë vit.