E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jaksiç: Po i irritojmë ndërkombëtarët

Analisti serb i politikës së Jashtme, Bosko Jaksiç, ka thënë se ndërmjetësi evropian për bisedime me Kosovën, Robert Cooper, “po ballafaqohet me problemin e objektivitetit” dhe se politika serbe po i irriton ndërkombëtarët.

“Cooper jo shumë vonë në Bruksel më ka thënë se me serbët flet diçka, e me shqiptarët e Kosovës diçka tjetër. Ai e pranon se edhe me njërën e edhe me palën tjetër duhet të gjendet mënyra që t`i trimërojë dhe se nuk është objektiv as kur flet në treshe”, ka thënë Jaksiç për “Dnevnik”.

Ai ka shtuar se retorika e politikës së jashtme të Serbisë shpesh irriton partnerët e huaj, kur është fjala te Kosova.

“Politika e jashtme buron nga politika e brendshme dhe shpesh është peng i saj. Është një retorikë e cila i dedikohet tregut e brendshëm e tjetër është ajo për jashtë. Kjo shpesh i irriton partnerët tanë, sepse ata shumë mirë e dinë se çka po ju thuhet e se çka po fitojnë pastaj nga Beogradi”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›