E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi në vizitë zyrtare në Shqipëri

Nga Express më 12 janar 2011 në ora 16:43

Presidenti në detyrë, Jakup Krasniqi, udhëtoi sot për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, presidenti Krasniqi do të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të Republikës së Shqipërisë, me të cilët do të diskutojë për koordinimin e aktiviteteve para fillimit të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka njoftuar Presidenca.

Krasniqi do të bisedojë në takime të veçanta me presidentin shqiptar, Bamir Topi; kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli si dhe me anëtarët e delegacionit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës.

Në vizitë, Krasniqi shoqërohet nga Xhavit Haliti, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe Vlora Çitaku, ushtruese e detyrës së Ministres së Jashtme të Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›