E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jalë, bashkëjetesa e veçantë e të rinjve të kampingun veror

JALE- Një kamping rinor në natyrë është ngritur ne plazhin e bukur të Jalës. Studentë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe nga forume të ndryshme rinore janë pushuesit e këtij turi.

Bashkëjetesa shumë e veçantë dhe larmia e aktiviteteve, janë dy nga elementët që ofrohen në kampingun rinor të Jalës.

Variacion pa fund, shpirt aventure e prakticitet, si dhe mundësi për njohje të reja.

Janë qindra të rinj, të cilët kanë zgjedhur të pushojnë në brigjet e plazhit piktoresk të Jalës. Kampingjet në këtë zonë organizohen prej disa vitesh, ndërkohë që elementi i veçantë i tyre është edhe socializimi.

Këtë verë, kampingut të të rinjve i është shtuar edhe gara me biçikleta. Të dhënat tregojnë se kampingu i Jalës është adresa e 250 të rinjve për çdo javë, prej 1 korrikut deri në fillim të shtatorit.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›