E Diel, 1 Nëntor 2026

Jam këtu për të shprehur mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për dokumentin e paraqitur dje në Prishtinë dhe Beograd nga Presidenti Ahtisari për statusin e Kosovës. Duke theksuar në

Jam këtu për të shprehur mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për dokumentin e paraqitur dje në Prishtinë dhe Beograd nga Presidenti Ahtisari për statusin e Kosovës. Duke theksuar në këtë rast se unë dhe çdo shqiptar do kishin paraqitur një tjetër tekst, së paku, në disa nene të tij, unë dua të ftoj çdo shqiptar të mbështesë plotësisht dokumentin e paraqitur nga Presidenti Ahtisari dhe kjo jo për oportunitet, por sepse kjo marrëveshje:

Së pari, i jep fund njëherë e përgjithmonë padrejtësisë më të madhe të Ballkanit dhe të Europës të fillimit të shekullit të kaluar me të cilën Kosova në shpërblim të Beogradit u vendos nën sundimin kolonial të Serbisë.

Së dyti, marrëveshja që Presidenti Ahtisari ka paraqitur dje në Prishtinë dhe Beograd ruan plotësisht integritetin territorial të Kosovës.

Së treti, marrëveshja në parim dhe në nenet e saj, respekton projektin e popullit të Kosovës për shtetin e tij, të lirë, demokratik me simbolet, institucionet e veta, ushtrinë e tij, anëtarësinë në organizatat ndërkombëtare. Në dokument nuk flitet haptas për pavarësi, por de fakto kjo e tillë është dhe mbetet në dorën e shqiptarëve, që nëpërmjet zbatimit të kësaj marëveshje të kurorëzojnë plotësisht dhe përfundimisht ëndrrën e tyre, të shpalljes së saj.

Së katërti, marrëveshja me zbatimin e saj në të gjitha nenet do të shndërrohet në një marrëveshje paqeje, ujdie dhe stabiliteti për Kosovën dhe rajonin. Ajo u jep përgjigje të gjitha ndjeshmërive të realitetit kosovar.

Qeveria shqiptare mbështet plotësisht qëndrimin e Grupit të Unitetit dhe të qytetarëve të Kosovës ndaj kësaj marrëveshje.

Ftoj të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen të punojnë me përkushtim që duke zbatuar me rigorozitet marrëveshjen e paraqitur të realizojnë ëndrren e përbashkët kombëtare, Kosovën e pavaruar.

Ftoj Presidentin Ahtisari të plotësojë dokumentin e tij në një kapitull të domosdoshëm, një paketë ndihme ekonomike për të cilën ka nevojë Kosova. Theksoj se marrëveshja ka dy kundërshtarë të fortë, nacionalizmin serb në Beograd, por edhe papunësinë e problemet e mëdha ekonomike dhe sociale me të cilat përballet Kosova, e cila ndonëse ka popullsinë më të re në Europë, ka njëkohësisht edhe papunësisë e varfërinë më të lartë në Europë. Mendoj se një paketë ekonomike, një plan për një zhvillim të shpejtë të saj do të mund ta bëjë marrëveshjen të prekshme dhe reale për të gjithë qytetarët Kosovës. Faleminderit!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›