Pasditen e sotme, Kryeministri Berisha ishte i pranishëm mes banorëve të Saukut, ku zhvilloi një takim me ta. Në përshëndetjen e rastit, Kryeministri u drejtua me fjalët:
Pasditen e sotme, Kryeministri Berisha ishte i pranishëm mes banorëve të Saukut, ku zhvilloi një takim me ta.
Në përshëndetjen e rastit, Kryeministri u drejtua me fjalët:
"Së pari ju pëshëndes përzemërsisht dhe kam kënaqësi të veçantë tu paraqes sot, para jush, kandidatin për Kryetar në zonën tuaj, zotin Bujar Brovina dhe kandidat për kryetar bashkie të kryeqytetit të Shqipërisë, zotin Sokol Olldashi, udhëheqësin më të talentuar, ministrin më të sukseshëm të kabinetit tim, njeriun që me gjakftohtësinë, ndershmërinë, përkushtimin e tij, që sëbashku me ekipin e ministrisë që udhëhoqi, e nxorri Shqipërinë nga harta e krimit, i shpëtoi qytetet tona, Tiranën , Lushnjen, Beratin, Shkodrën, Tropojën dhe qytet e tjera nga bandat e krimit të organizuar.
Sokol Olldashi me veprimtarinë e tij jo vetëm bëri shumë më të sigurtë jetën e çdo qytetari shqiptar, jetën e fëmijëve tanë, punën e tyre, por bëri të mundur para së gjithash nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, duke afruar në këtë mënyrë cdo shqiptar më afër me Evropën, bëri të mundur fillimin e procedurave për lëvizjen e lirë, duke bërë në këtë mënyrë që qytetarët shqiptarë të udhëtojnë së shpejti me dinjitetin që meritojnë.
Kam besim të plotë se Sokol Olldashi së bashku me ju do ta shndërrojnë Tiranën në një qytetet kryekëput në shërbimin tuaj, do të garantojnë në qytet shërbimet më cilesore për qytetarët e saj. Do të garantojë në këtë qytet standartet më të mira të jetesës, shkollat më moderne, furnizimin me ujë, do ta nxjerrë qytetin nga ndotja dhe pluhuri, do të zhvillojë qendrat e tij. Qytetarët e Tiranës për 6 vite kanë përjetuar sagën e mashtrimeve të pafundme. Le të shtrojmë së bashku pyetjen se kur lëvizej më lirë se në Tiranë, sot apo 6 vjet më pare? Le të shtrojmë bashkë pyetjen. Kur ka qenë më e pastër Titrana sot, apo 6 vjet më pare? Sot është 6 herë më e ndotur në ajrin dhe në ujrat e saj.
Ndërsa Peza është në rregull. Atje ka shkuar ish kryetari ynë, dhe ka zaptuar muzeun për të jetuar për vete. Në qoftë se e doni Tiranën pa Edi Ramën, duhet të falenderoni Partinë Socialiste, sepse ka një vit që ai nuk është më në Tiranë.
Le të shtrojmë së bashku pyetjen si ka mundësi që një qytet me 800 mijë banorë të ketë vetëm një kinema, pasi në kohën kur erdhi shoku Edi Rama kishte 5 të tilla. Pse u mbyllën ato. Mos vallë nuk duan të rinjtë shqiptarë të shohin filma? Jo e kundërta është e vërtetë. Gjashtë vjet me parë kishim dy teatro, e mbylli njërin prej tyre dhe tjetri mezi funksionon. Gjashtë vjet më pare, cdo qytetar i Tiranës kishte 2 herë më shumë gjelbërim se sot. Zoti Rama zëvendësoi pemët e mrekullueshm të qytetit me shtyllat prej betoni. Dhe tani është në maratonën e mashtrimit.
Tani u thotë qytetarëve se kam shtruar 1 milion metra katror rrugë. Ju garantoj se rradhën tjetër do të mashtrojë duke thënë se kam shtruar 100 milionë cm rrugë. Dhe pastaj milirada milimetra. Kjo është maratona e mashtrimeve të një njeriu, i cili 6 vjet vodhi dhe punoi, ndaj dhe kosto e punimeve në Tiranë është 48 % më e lartë se në të gjithë Shqipërinë. Dy muaj më parë do të më dërgonte Gonxhen e tij në KRRTRSH. Më paraqiti disa harta dhe më thotë se këtu do të marrim disa toka dhe do të shrihet vija e verdhë. Por e shihja në fytyrë dhe dukej që me gënjentë. Ia anulluam sepse ai deshte të grabiste tokë për firmat e miqve të tij.
Tani merr fund njëherë e mirë qeverisja e tij. Tirana ka nevojë për qeverisje me duar të pastra.
Ju garantoj se do të mbështesim cdo project të qeveritarëve tuaj vendorë, të zotit Olldashi, të zotit Brovina, të deputetit tuaj , i cili për hir të së vërtetës, e sjell zërin tuaj në mënyrë të vazhdueshme në qeveri. Sauku do të shndërrohët në një zonë moderne të Tiranës. Më 18 shkurt do të ndahemi nga Edvin Kriza , I cili do të jetë kurbani i këtyre zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, sepse nuk ikën vetëm nga bashkia, por edhe nga partia."