Jam më i miri...
Një ditë pas spektaklit të madh të “Big Brother” në “Top Channel”, banorët kanë nisur ditën e tyre të zakonshme. Por kësaj here ka një ndryshim, ata kanë edhe një banore të re me të cilën mund të bisedojnë për tema të reja dhe me të cilën do të njihen më nga afër. Jona, kështu e thërrasin shkurt Eridionën, ka nisur të tregojë për veten...
Tatiana do të dijë kush e ka nominuarTatiana dëshiron të dijë se kush e ka nominuar. Ajo ua bën këtë pyetje të tjerëve, kur pranë saj ndodhet Miri, Manal dhe Hakiu. Miri i thotë se i ka në mend disa banorë dhe i thotë me zë të ulët se janë të grupit tjetër. Ai thotë me bindje se nga grupi i tyre, asnjë nuk ka pasur arsye ta nominojë, të paktën sipas tij, dhe e siguron se ai vetë nuk e ka bërë një gjë të tillë. Tatiana ndryshon bisedë dhe shprehet se tashmë e kupton emocionin e nominimit e nëse deri disa minuta më parë e ngacmonte një banor që ishte në nominim pa të keq, tani e kupton se sa e rëndë është kjo pjesë. Me ta bashkohet edhe Erioni, i cili i thotë Hakiut dhe Mirit se Bertina u bëri të fala atyre veçanërisht. Ai fillon t’u tregojë se çfarë ndodhi në këtë surprizë të përgatitur për ta. Për Bertinën tregon se kishte ndryshuar, se ajo i kishte thënë se e kishte zhgënjyer në disa raste, por përgjithësisht po sillej mirë, kishin folur për mbështetjen e familjes së tij për lidhjen e tyre. Erioni tregon duke qeshur se çdo fjalë Bertina e lidhte me veten, por ai i kishte thënë se kur të dalin, do flasin bashkë. Tatiana ndërhyn në bisedë, duke pyetur nëse Bertina kishte thënë ndonjë gjë edhe për të, por Miri e justifikon duke thënë se Bertina ishte më pak e lidhur me to, prej kohës së shkurtër që qëndruan bashkë. Për Tatianën, edhe dy javë ishin të mjaftueshme për t’u njohur me të. Ajo fillon të flasë edhe për Oltën dhe e përcakton raportin e tyre si shmangie nga ana e Oltës. Tatiana mendon se pavarësisht se si mund të jetë dukur nga banorët e tjerë apo jashtë, pasi Mandi i ka thënë se ajo ka ndenjur mjaftueshëm me Oltën, ajo nuk e ka ndjerë afrimin me të dhe përveç bisedave më të thjeshta, mes tyre nuk ka pasur asgjë.
Debate mes Hakiut dhe SelditDuke qëndruar në tavolinë bashkë, Seldi përsërit fjalët e Hakiut se është më i miri. Duket se kjo shprehje i ka bërë përshtypje një pjese të mirë të banorëve dhe shpesh përmendin shijen e keqe që u ka lënë ajo. Seldi ia thotë edhe në sy Hakiut se u zhgënjye prej tij kur dëgjoi këtë shprehje. Hakiu ia kthen se aq i bën, për të nuk ka rëndësi, ndërsa Seldi vazhdon duke i thënë se rëndësi ka që tani po e njohin më mirë atë, pasi deri më tani, kishin tjetër mendim. “Dua të të njoh tamam se tjetër mendim kam për ty e tjetër dëgjova sot”, shprehet ai. Hakiu nuk reagon thuajse fare. Ai vetëm sa i thotë Seldit “rritu”. Sese ia kthen se ai duhet të rritet e për moshën që ka, nuk i justifikon këto sjellje. Ai shprehet se nuk mund të thotë për veten se është më i miri dhe se më i miri do jetë ai që do e fitojë këtë lojë. Hakiu ia kthen se ai nuk tha se do e fitojë lojën, ndërsa Manal dhe Tatiana ndërhyjnë në debat. Manal thotë se Kika nuk tha se e vendosi, ndërsa Tatiana shton se ajo, shprehja e klipit, mund të ketë qenë fraza e fundit e fjalisë së Kikës. Hakiu pranon se ka thënë vetëm aq dhe Tatiana habitet. Ai thotë se tashmë kjo do jetë motoja e tij në shtëpi. Seldi vazhdon të përsërisë atë shprehje me ton ironik. Hakiu qëndron indiferent, duke i thënë se nuk i bëhet vonë, ndërsa Seldi e ironizon sërish lidhur me moshën. Hakiu e quan adoleshent të përbetuar.
Hakiu, në shënjestrën e djemveMandi dhe Klodi flasin për largimin e Oltës. Të dy e shprehin hapur habinë. Mandi thotë se ndonjëherë nuk e kupton publikun dhe nuk kupton se çfarë presin prej tyre, pasi sipas tij, nuk mund të shtiren e të sillen ndryshe nga sa janë. Ai flet për Oltën dhe mendon se ajo fliste atje ku i takonte dhe thoshte ato që duhej të thoshte. Mandi shprehet se herët a vonë, të gjithë do dalin, por Klodi mendon se nga vajzat, kishte të tjera që duhej të dilnin para saj. Ai tregon se kur erdhi momenti për të treguar se kush do largohej, Olta u pre dhe e mendoi vërtet se do dilte. Klodi dhe Mandi flasin edhe për Hakiun. Mandi mendon se ai ka avantazh, pasi ka Kosovën me vete, ndryshe nga ata që janë të shpërndarë. Seldi vjen nga debati me Hakiun dhe bashkohet me ta. Ai përsërit fjalët e Hakiut se është më i miri dhe thotë se tani u zgjua ariu nga gjumi. “Kur ke përçarje brenda, përfitojnë hienat”, thotë Mandi, ndërsa Seldi shprehet se kaq donte, pasi që tani e tutje do ia tregojë ai vendin Hakiut. Seldi u tregon për debatin që pati pak më parë me Hakiun, ndërsa Mandi tregon se nga jashtë, kishte mendim pozitiv për të, por tani ka ndryshuar.
Eridiona njihet me banorëtBanorët përgjithësisht merren me bisedat e tyre, por nuk lënë pas dore edhe banoren e re, Eridionën. Ata i urojnë mirëseardhjen dhe herë pas here shkojnë tek ajo për ta pyetur për gjëra të ndryshme, duke bërë kështu një njohje paraprake. Ajo tregon pak gjëra mbi vete. Miri mendon se tani i ka ardhur një person me të cilin mund të flasë, ndërsa Klodi i kërkon falje se nuk mund të flasë me të nga gjendja e rënduar shëndetësore. Jona ia kthen të mos e ketë problem, sepse do kenë kohë të bisedojnë bashkë. Ajo shëtit nëpër shtëpi për t’u njohur me ambientet e më pas përzgjedh krevatin se ku do flejë. Ndërsa shtrihet, afër saj shkojnë Tatiana dhe Manali. Ato fillojnë të bisedojnë dhe Jona u tregon se ka qenë në Afrikën e Jugut për një projekt pune. Atje tani ndodhet edhe i dashuri i saj, me të cilin është njohur në punë. Të treja vajzat fillojnë të flasin për njohjet me djemtë dhe është kryesisht Tatiana ajo që tregon lidhjen me ish të dashurin e saj, Landin, dhe marrëdhënien me të e prindërit e tij.
Banorët e nominuarMandi diskuton me Tatianën për largimin e Oltës. Ai shprehet se u habit nga kjo dalje e saj, sepse priste me bindje se do dilte Manali, pasi sipas tij, banorët e rinj janë gjithnjë më të rrezikuar. Tatiana tregon se mendonte se do dilte Hakiu, por Mandi mendon se ai do dalë javën tjetër. Ai uron që të mbetet në dyshe me Hakiun e më pas të shohin se kë do votojë publiku, por Tatiana e kundërshton, duke i thënë se televotimi mbyllet për të gjithë banorët në të njëjtën kohë, gjë që Mandi nuk e dinte. Ai tregon se e di se cilët e kanë nominuar, ndërsa Tatiana shprehet se nuk ia ka idenë. Ai mendon se Tatiana mund të jetë nominuar për shkak të raportit që kishte me Oltën dhe meqë Domi rrinte me të, mund të ketë marrë këtë vendim. Tatiana e pohon dhe thotë gjithashtu se mund ta kenë nominuar edhe sepse gëzoi kur Olta doli. Ajo shprehet se është shumë kurioze të dijë nëse Seldi e ka nominuar vërtet. Mandi mendon se atë e ka nominuar Domenika, pikërisht nga prishja e marrëdhënieve mes të dyve. Të dy banorët fillojnë të llogaritin se kur mbaron BB. Mandi mendon se javën tjetër do ketë dy eliminime.
Jona tregon për jetesën në AfrikëNdryshe nga herët e tjera, Hakiu ngrihet i pari, më herët se të tjerët. Duke qenë i vetëm në kuzhinë, ai fillon të merret me punët e mëngjesit. Pas tij ngrihet edhe Seldi, që përgatit një kafe e pastaj shkon pranë pianos e fillon të luajë disa pjesë në të. Mandi ngrihet dhe i përgatit një çaj Klodit që është i sëmurë, e më pas shtrihet sërish. Klodi ngrihet e bashkohet me Seldin dhe i tregon atij se nuk ndjehet dhe aq mirë. Seldi i jep kurajo, duke i thënë se medikamentet do e përmirësojnë. Edhe të tjerët fillojnë të ngrihen me radhë e ndër ta edhe banorja e re. Hakiu pyet Jonën se si ka fjetur mbrëmjen e parë në këtë shtëpi dhe ajo ankohet se ka fjetur keq, ndoshta nga ndërrimi i vendit. Jona ankohet se e ka zgjuar gërhitja e Mirit e ndaj u ngrit.
Banorët janë ngritur të karikuar këtë mëngjes. Kështu, Tatiana fillon të ngacmojë me batuta Seldin, ndërsa ky i fundit, bashkë me Mandin, ngacmojnë Manalin, duke bërë ironi me të. Por edhe Tatiana nuk lë që t’i shpëtojë rasti pa folur me ironi me Mandin.
Seldi përgatit një kafe dhe e vendos në një tabaka të zbukuruar me lule. Ai ia çon Domenikës te krevati, e cila është duke fjetur. Seldi përpiqet ta zgjojë, por ajo nuk ndjen dhe fle sërish, ndërsa Seldi largohet duke ia lënë kafen te krevati, të cilën ajo e pi kur zgjohet.
Eksperienca e Jonës në Afrikën e JugutJona dhe Domenika bisedojë me njëra-tjetrën. Jona i tregon për udhëtimin e saj në Afrikë dhe tregon se ka shëtitur thuajse në gjithë Afrikën e Jugut. Jona shikon pellushin e Domit dhe i tregon më pas arushin e vet. Ajo tregon se në Afrikë prodhojnë arusha të tillë dhe paratë e mbledhura nga shitjet e tyre i çojnë për bamirësi. Kjo iniciativë ka nisur nga një vajzë me kancer e më pas u kthye në një mision për të tjerët. Edhe Domenika tregon se para disa kohësh ka qenë pjesëmarrëse në një iniciativë bamirësie në Itali. Jona tregon se mamaja e të dashurit të vet merret me përgatitjen e lodrave të tilla, duke mbledhur para për bamirësi. Ajo tregon diçka në lidhje me familjen e të dashurit dhe pasionin e tyre për të shëtitur nëpër botë, madje kanë qenë edhe në jug të Shqipërisë, ndërsa vitin tjetër do organizojnë një udhëtim në mbarë Shqipërinë. Pasi përfundojnë këtë bisedë interesante, Jona pyet se si e kalojnë ditën dhe javën. Tatiana i tregon se nuk bëjnë ndonjë gjë të veçantë, por diskutojnë dhe luajnë në fillim javës, ndërsa pjesën tjetër merren me provën e javës. Ato vazhdojnë të diskutojnë për bashkëjetesën mes banorëve në BB dhe mënyrën se si duhet ta kalojnë kohën. Në të njëjtën kohë, Mandi dhe Seldi ndodhen në kopsht. Mandi komplimenton Seldin për mënyrën se si luan në piano dhe e këshillon që këtë rrugë që ka nisur, ta çojë deri në fund. Seldi tregon se do që t’i vazhdojë studimet pasuniversitare jashtë Shqipërisë.
#