E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengmarresit e marre peng

Dritan Prifti ish-ministeri Ekonomise e me sa duket dhe ish-harvardist eshte sot ne qender te vemendjes se politikes shqiptare. Njeriu qe prej shume vitesh lundron ne fashen e politikaneve mesatare nje nga ata qe nuk te habisin shume por as nuk ta shpifin perfundimisht nje lloj uji i vaket i gatshem jo vetem per te plotesuar kerkesat por dhe per te marre formen e enes shefit se radhes. Pikerisht ky personazh pra sot eshte kryedenoncuesi.

Ne spektaklin e fundit qe po na ofron klasa politike vihet re nje shperthim i madh i akuzave per korrupsion. Jo se me pare populli nuk dinte per kete korrupsion por e thene nga vete protagonistet gjithcka behet me e neveritshme. Protagonistet politike tashme e kane humbur plotesisht kontrollin duke ia kujtuar njerindashtjetrit per veten dhe per publikun e gjere te gjithe bizneset e padeklaruara. Paradoksalisht dhe ne menyre krejt spontane politikanet shqiptare keto dite pasi mbaruan dhe pushimet e veres po bejne ate transparencen qe per 20 vjet nuk e lejuan te behet publike as nga shoqeria civile as nga ato institucionet e transparences qe i kane ngritur vete.

Dritan Prifti ka hapur kutine e Pandores bumerangu i korrupsionit nuk duket se do te ndalet aty madje nuk besoj se ka per tu ndalur vetem te LSI-ja e cila tashme dihej se ishte ne pozite te veshtire qe pas zgjedhjeve qe e detyruan te bente koalicion me te djathtet. Sikletet e sotme nderkohe gradualisht mund te cojne ne alienim te plote te kesaj force por une besoj se ky alienim nuk do te kufizohet vetem te LSI-ja dhe te Meta pasi tashme ne qerthullin e akuzave per korrupsion jane futur gati te gjithe ministrat aktuale duke proklamuar edhe perendimin perfundimtar moral te kesaj qeverie.

Sigurisht qe renia e qeverise se Berishes po ndodh ne te njejten menyre qe zakonisht bien qeverite apo sistemet ne Shqiperi pra duke pritur qe te vetekonsumohen e ti lene vendin nje tjeter qeverie te korruptuar. Partia Socialiste e cila eshte e dyta ne radhe per te marre pushtetin sot duket thjesht si nje kopje e keqe e emisionit Fiks Fare. Socialistet e kane katandisur angazhimin e tyre politik ne denoncime skandalesh qeveritare duke marre rolin e shoqerise civile e per pasoje duke mos e kryer detyren e tyre kryesore ate te partise me te madhe opozitare ne vend.

Rama duket i qete keto dite. Ne ajer ndihet kolapsi gradual i ekipit te Berishes se tashme ka humbur dhe solidariteti post-Gerdec. Ministrat e djathte sot paradoksalisht jane aleatet me te mire te Rames ne luften e tij per pushtet. E sidomos tani kur Meta duket perhere e me larg cdo aspirate te tij jo vetem per tu bere Kryeminister por edhe per te qene mbajtesi i balances qeverisese. Ne fakt pozicioni balancues i LSI-se mund te pesoje goditje te forta ne Parlament e grupi mund te rrudhet ende pa mberritur ne zgjedhjet lokale. Keshtu qe kalerimi i Rames drejt postit kryeministror duket i pandalshem nga cilido kundershtar.

Megjithate retorika e Rames sipas se ciles Berisha dhe klani i tij perbejne te keqen me te madhe mbetet nje nocion bosh sepse socialistet nga demokratet ndryshojne thjesht ne forme e jo ne substance. Substancialisht mbeshtetesit elitare te PS-se jane biznesmene qe perfitimin financiar e shohin si primar ne jeten e tyre ne vend qe te kujdesen per zhvillimin e komuniteteve apo demokracise. Pra jane njesoj si elitat e PD-se keshtu qe bie poshte teoria e se keqes me te vogel. E keqja eshte aty imanente te secilado parti qe pretendon pushtetin sot. E keqja gjendet ne zoterimin e te ardhurave nga nje grup i vogel njerezish. E keqja eshte forca e paskrupullt e parase qe sot eshte ne duart e atyre qe as nuk mund ti zgjedhesh as te mos i zgjedhesh sepse vetem ata ne fakt mund te zgjedhin. E keqja eshte qe demokracine ia kemi marre popullit demosit e ia kemi deleguar kapitalit atyre qe dje ishin pengje e qe sot jane pengmarres.

Politika e krijoi vete klasen e biznesmeneve duke shpresuar qe do ta mbaje peng kete klase duke i leshuar copa te vogla nga torta ekonomike duke siguruar mbeshtetje. Keta biznesmene gjithnje me lejen e politikes nisen te punesojne njerez e te shtrihen ne biznesin mediatik. Keto media do te duhej te ishin te kontrolluara nga politikanet. Pengmarresit e biznesit politikanet e rinj e shtruan vete rrugen e biznesmeneve duke shkaterruar cdo nisme qytetare e sindikaliste qe do ta zbuste pasurimin e tyre te perbindshem. Politika vete u kujdes qe sektori sindikalist te shformohej duke u lene rruge te lire biznesmeneve qe ta perdorin forcen punetore si tu vinte per mbare. Politika i shkaterroi nismat studentore duke krijuar kushtet qe kapitalistet e rinj te kishin mundesi te privatizonin arsimin e te njejten gje bene dhe me shendetesine. Sigurisht parate qe fitoheshin nga kapitalistet xhiroheshin permes ryshfeteve te politikanet te cilet me keto para fitonin zgjedhjet duke shfrytezuar varferine ekstreme ne te cilen e kishin lene vendin.

Per kete arsye nuk ka dyshim qe qeveria Berisha eshte me e korruptuar se e Nanos e per pasoje me nje deduksion te vogel logjik mendja ta do qe qeveria e neserme e Rames ka per te qene edhe me e korruptuar se ajo e sotmja e Berishes. Kjo jo pse Rama eshte me i keq se Berisha ne thelb as per te kunderten por sepse aq shume te koklavitur jane neper afera te biznesit sa tashme e kane te pamundur te clirohen nga vargonjte e biznesmeneve qe dikur i krijuan vete.

E nese per nje arsye ndokush nga keta politikane do te tentonte ti shpetonte ketij ngerci e vetmja menyre do te ishte nese arrin te angazhoje masat popullore ne menyre progresive. Mirepo sot pa sindikata pa shoqeri civile pa grupime studentore pa keto struktura te shkaterruara me vullnet te plote nga vete politikanet nje gje e tille do te ishte e pamundur. Ne cdo rast politikanet e kane mesuar popullin qe zgjedhjet fitohen dhe pushteti konservohet jo me perqasje ideologjike por me forcen e parase. E ne sot e dime qe forcen e parase nuk e zoteron me klasa politike por nje territor jo politik qe kontrollon gjithe administraten.

Kjo eshte arsyeja e vertete se pse partite politike ne vitet e fundit nuk kane pasur asnje program alternativ jo pse nuk jane te afte ta bejne nje gje te tille por sepse kjo do ti shkelte ne kallo pikerisht atyre qe mbajne ne jete dhe e financojne politiken. Nese fushatat sot financohen nga pronare universitetesh private a beson kush qe nje politikan do te dilte kunder ketyre bizneseve piramidale A mundet sot politika te dale ne krah te punetoreve kunder grosisteve te naftes A mundet sot Berisha te dale ne krah te banoreve te Gerdecit kunder Delijorgjit e Mediut A do mundet neser Rama

Per tu rikthyer te Dritan Prifti ai seshte vecse pasoje e kesaj politike sterile e korruptive. Kjo eshte arsyeja pse vetem sot Prifti arriti te nervozohet per here te pare me shefin e tij pasi i mesuar nga po ky njeri qe ideologjia nuk ekziston qe demokracia nuk ekziston qe antikorrupsioni nuk ekziston Prifti ndihet i tradhtuar tek ajo qe mbetet solidariteti i vetem i klases politike shqiptare pra te heshtja perpara pasurimit ilegal te solidariteti me hajdutet. Une personalisht e kuptoj Priftin qe ndihet i tradhtuar ate e tradhtuan ne vlerat e vetme qe ndan klasa politike shqiptare. Ate po e akuzojne per korrupsion e kjo me standardet e politikes sone do te thote qe ai ka bere ate qe bejne te gjithehellip

Eumlshte plotesisht e kote te besosh qe klasa politike aktuale mund te sjelle ndonje ndryshim substancial ne jeten e qytetarit shqiptar. Edhe nese per ndonje arsye te erret politikanet tane do te donin te benin dicka te mire ata thjesht nuk do mundnin jane aq shume te perlyer sa tashme nga pengmarres jane shnderruar ne pengje. Ata thjesht zbatojne ne Parlament vendimet qe merren ne restorantet e Tiranes. Vendimet per heqjen nga puna me VKM te qindra punetoreve te Patosit vendimin per te kopjuar ligjin fashist te arsimit vendimin per te vene taksen e sheshte e ne te ardhmen te tjera vendime do te vijne nga drekat plot yndyre te restoranteve per tu zbatuar ne sallen plot shkelqim te Parlamentit.

Shpresa e vetme do te shkruante Orwell ne vitin e larget 48 qendron te prolet shpresa e vetme sot ne 2010-n qendron te populli. Nuk ka nevoje per protesta per revolucione per djegie apo per shkaterrime. Mjafton te bejme vetem nje gjest kushtetues dhe demokratik mjafton qe ne zgjedhjet e ardhshme te shkojme te gjithe ne votime e ta leme fleten bosh. Sikur dhe vetem per kuriozitet mendojeni nje here.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›