Jam sot në këtë komunikim me ju, duke marrë shkas nga komenti i gazetës "Koha Jonë" për të ashtuquajturin Skandal të shpërblimit të tre zyrtarëve të lartë të shtetit, si dhe në vij
Jam sot në këtë komunikim me ju, duke marrë shkas nga komenti i gazetës "Koha Jonë" për të ashtuquajturin Skandal të shpërblimit të tre zyrtarëve të lartë të shtetit, si dhe në vijim të agazhimit tim zyrtar, që i kam bërë kësaj gazete në orët e vona të natës së mbrëmshe për informacion zyrtar. Meqe gazeta u tregua e padurueshme për të informuar publikun e saj sipas mënyrës së vet, duke falenderuar gjithsesi gazetën në fjalë që me jep mundësinë për të risjellë në vëmendjen tuaj ngjarjen më të sukseshme të fundvitit të shkuar për privatizimin më të sukseshëm të një aktiviteti strategjik të shtetit, zgjodha këtë mënyrë komunikimi me ju për të informuar publikun më gjerësisht. E bëj këtë jo si objekt i shkrimit, por në radhë të parë e kryesisht në kapacitetin tim si Sekretar i Përgjithshë i Këshillit të Ministrave, i cili ka për detyrë funksionale të mbikqyrë legjitimitetin e vendimamarrjes së qeverisë dhe në këtë funksion informimin e publikut.
Privatizimi i suksesshëm i Bankës së Kursimeve, ishte pa dyshim ngjarja më e spikatur e historisë së privatizimeve të ekonomisë sonë në këtë vite tranzicioni. Siç edhe jeni informuar më parë, ky proces iu nënshtrua një proçedure tepër transparente dhe të bazuar në ligjin për privatizimin e Bankës së Kursimeve, e cila rezultoi e sukseshme në dy drejtime. E para, u sigurua futja në tregun tonë financiar i një emri të madh si Raiffeisen dhe e dyta, iu sigurua buxhetit të shtetit një e ardhur shumë më e madhe nga vlerësimet paraprake të institucioneve ndërkombëtare të auditimit. Procedurat e privatizimit u drejtuan nga ministri i Financave dhe komisioni ndërdikasterial i vlerësimit të ofertave përgjatë procesit. Duhet të theksoj se gjatë gjithë kësaj faze Kryeministri i vendit, Drejtori i Kabinetit të Kryemisnitrit dhe Sekretari i Përgjithsëm i Këshillit të Ministrave janë angazhuar realisht në takime dhe punë intensive me partnerë të rëndësishëm që ndikuan në suksesin e këtij privatizimi. Ndërhyrja e këtyre zyrtarëve të shtetit në proces ishte vendimtare në momentin kur puna e komisionit të vlerësimit të ofertave u bllokua për shkak të tendencë së të dy konkurruesve në proces për të luajtur me ofertat dhe shmangies së kritereve ligjore të paracaktuara në privatizim. Si rezultat i këtyre tendencave, ne rrezikonim ose dështimin e privatizimit, pasojat e të cilit do të ishin të pallogaritshme, (kujtoj këtu se dy vjet më parë ky proces dështoi) ose minimalisht buxhetit të shtetit ti humbisnin të paktën 31 milionë dollarë. Për informacion të mëtejshëm theksoj se ka qene puna intensive në nivel të lartë shtetëror i përfaqësuar nga Kryemisnitri i vendit dhe i asistuar nga Drejtori i Kabinetit dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, të cilët zhvilluan negociata tepër serioze dhe mjaft delikate, me përfaqësuesit e lartë të Raiffeisen dhe Kryeministrit Austriak. Vetem pas këtij presioni pozitiv u arrit që Raiffeisen të konfirmojë ofertën e tij në vlerë prej 126 milionë dollarë, kur zyrtarisht ishte ofruar vetëm 95 milionë dollarë në kesh dhe 31 milionë in kind (në natyrë). Vetëm pas kësaj procedure u deklarua si ofertë fituese ajo e Reiffaisen Bank. Kjo ishte për të kuptuar kontributin e kryemisnitrit dhe ndihmësve të tij.
Pas nënshkrimit të kontratsës së Privatizimit me fituesin që ndodhi më datë 13.01.2004, Këshilli i Ministrave, vlerësoi dhe vendosi në mënyrë transparente për shpërblimin e të gjithë atyre personave që mundësuan këtë privatizim të sukseshëm. Qeveria e ka marrë këtë vendim me sovranitetin ligjor që i njeh Kushtetuta e vendit, pa rënë ndesh aspak me legjislacionin në fuqi. Theksoj se në marrjen e këtij vendimi Këshilli i Ministrave, duke vlerësuar suksesin në këtë privatizim që ishte 90% më e lartë se vlera minimale e aksioneve të vlerësuara praprakisht, vlerësoi si element të suksesit faktin, që nuk kishte ndodhur më parë në raste analoge, të ruajtes së dividentit vjetor prej 21 milionë dollarë, që kjo bankë derdh në buxhetin e shtetit. Në këtë funksion, shpërblimi nuk është vendosur mbi një të ardhur publike dhe jo mbi një shpenzim buxhetor që është fondi i pagave dhe shpërblimeve. Komentet mbi këtë vendim janë gjithmonë të mundëshme, por në asnjë raste nuk mund të lejohet atakimi i personalitetit të askujt qoftë edhe me veshje shtetërore. Edhe punonjësit e shtetit janë njerëz, që jetojnë dhe kontribuojnë në këtë vend, dhe për punën që bëjnë duhet të kenë shpërblimin dhe motivimin e duhur, sipas ligjeve në fuqi.
Kaq përsa i takon informacionit zyrtar për procesin. Sa i takon qëndrimeve personale të gazetës, kjo është një cështje që do të jetë objekt i i shqyrtimit gjyqësor, ku gazeta, sipas ligjit ka barrën e provës për komentin e saj abuziv mbi këta zyrtarë. Më tej akoma gazeta abuzon me faksimilen e vendimit të qeverisë të botuar, për shkak se ajo nuk është e njëjtë me kopjen origjinale të arkivës, gjë që do të thotë se gazeta ka publikuar një material të fallsifikuar. Gjithsesi kjo do të jetë objekt i shqyrtimit gjyqësor.