E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendëskryeministri Namik Dokle ka pritur sot në një takim të veçantë Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, në Tiranë, TienÇangÇun. Bashkëbiseduesit, ndanë të njëjtin me

Zëvendëskryeministri Namik Dokle ka pritur sot në një takim të veçantë Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, në Tiranë, TienÇangÇun.

Bashkëbiseduesit, ndanë të njëjtin mendim se marrëdhëniet midis dy vendeve tona, janë shumë të mira dhe se po njohin zhvillime të reja, duke nënvizuar se ato duhet të thellohen edhe më tej.

Zëvendëskryeministri Dokle e ka njohur Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, me punën që po bën Qeveria Shqiptare për zhvillimin e stabilizimin e vendit si dhe me prioritetet kryesore të saj për vazhdimin e thellimin e reformave në të gjitha fushat, me synim arritjen e standarteve europiane dhe anëtarësimin në strukturat Euro-Atlantike.

Më pas zoti Dokle ka theksuar angazhimin maksimal të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe e ka njohur me masat e marra për të goditur këto fenomene dhe të gjitha llojet e trafiqeve të paligjëshme, trafikantët si dhe lidhjet e tyre.

Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës, z. TienÇangÇun, nga ana e tij, është shprehur se Qeveria Kineze përshëndet Republikën e Shqipërisë për rezultatet e arritura dhe ka nënvizuar se Qeveria e Tij, është e gatëshme të ndihmojë Shqipërinë dhe të zbatojë marrëveshjet ekonomike te lidhura mes tyre.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›