Sërish grevë në Greqi

Sindikata më e madhe e Greqisë ka bërë thirrje për një grevë tjetër 24 orëshe, për të protestuar kundër përpjekjeve të qeverisë socialiste që të aprovojë shkurtimet buxhetore për shtetin, i cili është goditur nga borxhet e mëdha.
Mijëra aktivistë dhe sindikalistë janë betuar që të mblidhen në përballë ndërtesës së parlamentit në Athinë, që të bllokojnë qasjen në asamblenë legjislative, para se deputetët të fillojnë diskutimet në nivelin e komiteteve çështjen e shkurtimeve buxhetore.
Kryeministri grek, George Papandreu, duhet të bëj trysni për miratimin e një plani të ri tatimesh, shitjen e pronave shtetërore dhe uljen e shpenzimeve që të vazhdoj të përfitoj fonde nga BE-ja dhe FMN-ja.
Të dy organizatat, BE-ja dhe FMN-ja, e kanë kushtëzuar lëshimin e kistit të radhës të pakos shpëtuese prej 110 miliardë eurove, me aprovimin e programit për vitet 2012 – 2015, të cilin sindikalistët po e kundërshtojnë.
Ministrat e financave të eurozonës nuk kanë mundur të bien dakord gjatë një takimi në Bruksel për një paketë të re ndihme prej miliardash për Greqinë.
Diskutime u përqendrua në kërkesën e veçantë të Gjermanisë, që edhe kreditorët privatë të Greqisë, si bankat dhe kompanitë e sigurimeve duhet të japin kontributin e tyre.