E Shtunë, 31 Tetor 2026

James Bond nuk plaket kurrë

Pierce Brosnan do të mbushë së shpejti 60 vjeç, por ruan ende një formë shumë të mirë.

Aktori irlandez, i famshëm për interpretimin e James Bond në vitet 1995-2002, është parë në sheshxhirimin e filmit ‘Love Is All You Need’ gjysmë i zhveshur dhe me një fizik që është i rrallë për një burrë të moshës së tij, transmeton TCH.

Brosnan interpreton rolin e një burri të ve anglez, i cili jeton në Danimarkë. Gjatë një udhëtimi në Itali për dasmën e djalit të tij, ai takon një parukiere daneze që i ka shpëtuar kancerit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›