Big Brother, me dy banore të reja

Gjatë spektaklit te sontem, autorët e “Big Brother” kanë menduar të bëjnë pjesë të shtëpisë edhe dy konkurrente të tjera. Sipas mediave shqiptare, banoret e reja që futen sonte në “Big Brother” janë dy vajza të reja dhe me një pamje shumë terheqese.
Njëra prej tyre është partnerja, e dashura apo gruaja e njërit prej meshkujve që ndodhen ende në lojë. Nuk dihet se si do të jetë reagimi i tij dhe a do t’i lejohet banores së re ta takojë hapur të dashurin e saj, apo ky do të jetë sekreti që ajo mban me vete. V
ajza tjetër që do të bëhet sonte konkurrente e këtij edicioni mësohet do të bëjë për vete djemtë e shtëpisë, të cilët janë të gjithë beqarë, me përjashtim të Xhimit.
Gjatë kësaj jave, edhe ata që mendohej se do të jetonin si çifte të dashuruara kanë filluar të distancohen, duke bërë secili lojën e vet. /Indeksonline/