Provimet e maturës, përzgjedhje e testeve

43 mijë maturantë në të gjithë vendin, tashme u kanë thenë lamtumirë bankave të shkolles së mesme . Kur na ndajnë vetëm 7 ditë nga provimi i pare i maturës shtetërore 2011, specialistët e Ministrise se Arsimit do fillojnë perzgjedhjen e testeve per provimet e detyrueshme dhe me zgjedhje te matures 2011.
Që procesi të kryehet në kushte sa më transparente, specialistët do ngujohen në ambientet e agjencisë kombëtare të provimeve, një jave përpara secilit provim. Pas përzgjedhjes se testit do të kryhet shumëfishimi dhe paketimi i test-broshurave nga Agjecia kombetare e provimeve. Vlerësimi i testeve do te realizohet në 6 qendra, 2 prej se cilave në Tiranë, ndërsa të tjerat në rrethe. Duke iu referuar udhezimit te Ministrise se Arsimit per maturën shtetërore 2011, transporti i testeve nga Tirana për secilen nga qendrat e vlerësimit në Elbasan, Shkoder, Fier e Korçe dhe anasjelltas, do të behet nën masa te rrepta sigurie.
Risi kete vite është bashkepunimi mes Ministrise se Arsimit dhe Ministrise se Brendshme me qellim ruajtjen e plote e sekretit gjate vleresimit të testeve te matures . Provimi i pare me detyrim i matures 2011 është gjuhë- letersia, provim i cili permban 25 pyetje dhe do zhvillohet me datë 1 qershor në oren 10:00.