James Joyce per tipat e rendomte?
I veshtire, i mrekullueshem dhe i pakrahasueshem. Me keto percaktime mund te mbyllet, por jo te heshtet per ate qe flitet ne lidhje me "Uliksin" e James Joyce. Nje autor bashkekohor mundohet te shpjegoje ndryshe kete permase te librit...
Nga Steven G. Kellman*
Me 5 qershor te vitit 2009, nje kopje e librit, qe i perkiste botimit te pare te 'Uliksit' te James Joyce u shit ne Londer per 275,000 Sterlina (afersisht 450,000 USD), cmimi me i madh qe ishte dhene deri me tani per ndonje liber te shekullit te XX. Duke iu referuar agjentit te shitjes, Pom Harrington ne rastin ne fjale: "Libri ishte i pahapur dhe i palexuar, pervec kapitullit te fundit te famshem, i cili permban gjithe ato copezat e keqija!!". Nje tjeter kopje po e tille e "Uliksit" ishte vetem ne Biblioteken John F. Kennedy te Bostonit dhe i takonte koleksionit te Ernest Hemingway, qe ka thene per Joyce ne te gjalle se: "E pelqej shume si shok dhe mendoj se askush tjeter nuk mund te shkruaj me mire teknikisht, e une vete kam mesuar shume prej tij.". Ende, pervec faqes se pare dhe faqeve te fundit, ky volum mbetet i paprekur. Qe nga botimi i tij i hershem me 1922 (me perjashtim te shperndarjeve klandestine, per tu humbur gjurmet censoreve), "Uliksi" (Ulysses) ka qene gjeresisht i admiruar dhe eshte vleresuar si nje nga monumentet me te medhenj te rrefimit modern. Me 1998, kur nje bord botimi ne Biblioteken Moderne perfshiu nje liste te njeqind librave me te mire te shkruar anglisht per te gjithe koherat, libri i madh i Joyce, renditej i pari. Keshtu, serish ishte e paevitueshme, qe "Uliksi", gjithashtu te behej dhe nje lloj mielli per popullarizimin e atehershem te ketij mulliri te letersise, nje mode e gjetjeve te aplikimeve praktike ne letersine e veshtire klasike.
Per hir te se vertetes, duhet thene se pervec prestigjit te tij unik, ky eshte nje liber qe eshte me shume i nderuar sesa i lexuar. Me 16 qershor, qe perkon me diten e vitit 1904 ne te cilen autori e ka bere Ulysses, kremtohet per cdo vit ne te gjithe boten si Bloomsday (Madje edhe ne Shqiperi), kuptohet me shume me pak kujdes ndaj tekstit, por shume me teper sesa pushuesit amerikane te kater korrikut kur nderojne Deklaraten e Pavaresise. Plot me aluzione te pakuptueshme, me ndryshime sintaksore dhe shume me e gjate sesa 'Moby-Dick' (qe ka 214,681 fjale) apo 'Uncle Tom's Cabin' (180,710 fjale), 'Ulysses' (268,822 fjale) duket se, apo ashtu si edhe vete Joyce tallesh vete ne te gjalle, eshte madje edhe shume me teper sesa edhe trashegimtari i tij i ndaluar Finnegans Wake, kur shprehej se "Palexueshmeria e padobishme e Librit Blu te Eccles." Me qarte, eshte e shprehur ashtu si e shqiptoi ai vete ne shtratin e vdekjes me 13 janar te vitit 1941, ku fjalet e fundit te Joyce jane nje nxitje per kedo qe kerkon mjeshtrine e modernizimit ne letersi:"(Librin tim) Nuk do e kuptoje valle askush?!!"
Sipas Haines, anglezit vizitor tek Ulysses, i cili e percmon teorine e Hamletit te shqiptuar nga Stephen Dedalus: "Shakespeare eshte toka e lumtur e gjuetise te gjithe atyre mendjeve, te cilat kane humbur ekuilibrin e tyre". E njejta gje mund te thuhej dhe per Joyce, qe i tha perkthyesit te tij te njohur francez, Jacques Benoîst-Méchin: "Kam vendosur ne te aq shume enigma dhe medyshjesh, saqe mendoj se do t'i mbaj profesoret e letersise te zene me pune per shekuj me radhe duke argumentuar se cfare kam dashur te them dhe e vetmja gje qe atyre u duhet eshte te punojne per te siguruar pavdekesine e ...". Sipas Shoqates se Bibliografive Nderkombetare per Gjuhet Moderne, 'Uliksi' ka gjeneruar deri me tani plot 2656 studime skolastike. Ne kontrast me kete, i njejti institucion ka rreth 1.477 zera per kryevepren e Marcel Proust, Ne Kerkim te Kohes se Humbur, dhe vetem 414 zera per Mrs. Dalloway, autorja e te ciles, Virginia Woolf, e pershkruante Ulysses si nje "a mis-fire."1 - Ne nje pjese te ditarit te saj, ajo do shkruaje per te me 6 shtator te vitit 1922: "Libri eshte i shperndare. Eshte si i njelmet. Sa per tu dukur. Jo i paster, jo thjesht ne qartesi por dicka...ne sensin letrar."
Gjithsesi, ndersa lulezoi Kulti i Bloomsbury, ku perendia kryesore ishte Woolf, duket se i mungon autoriteti i Kishes se Joyce, teksti i shenjte i te ciles kuptohet se mbetej 'Uliksi'. Gjuetaret e tij-te lumtur apo fatkeqe, dekonstruksionistet, feministet, postkolonialistet, teorite e prishura dhe te tjerat-priren te gjitha t'i takojne species homo joyceanus, e cila rralle shkon me modernistet e tjere. Universiteti im puneson shume specialiste ne letersine moderne dhe megjithese ata vazhdojne e mesojne vazhdimisht Dubliners (Dublinasit) dhe A Portrait of the Artist as a Young Man (Portretin e artistit ne rini) dhe insistojne ne mbajtjen e 'Uliksit' ne listen e kerkuar te leximit M.A., sqaroj se asnje nga njohurite e mia nuk e ka dhene mesim si duhet Ulysses qe nga prania e vetmitarit tone Joycean, nje dekade me pare, ne programet tona.
Declan Kiberd tek Uliksi dhe Ne: The Art of Everyday Life in Joyce's Masterpiece (Arti i jetes e perditshme ne kryevepren e Joyce, (W. W. Norton, Shtator), e shqipton Uliksin si "kryevepra me e madhe moderniste." Por, megjithese autori eshte profesor i letersise anglo-irlandeze ne Kolegjin Universitar te Dublinit, ai pretendon ta rrezikoje romanin nga roberia akademike. Paradoksi eshte se Kiberd fillon me te dhe ashtu si Odiseja kthehet ne fund te Penelopa, pra vjen pas tek deri tek fundi ne perfundimin qe "ky liber eshte i ndertuar per te krijuar njeriun e zakonshem- njesoj si gruan qe peson fatin e trishte e kurre te mos lexuares nga shume prej njerezve". Ai realizon edhe komentin e mprehte sesi Uliksi perserit dhe tejkalon vete "Odisene" e Homerit, "Biblen", "Komedine Hyjnore" dhe deri Hamletin, por ai eshte shume me i zhytur per te demonstruar ate qe mendohet se libri i Joyce eshte pozitivisht nje Whitmanesque, nje epike e ngjare tek njerezit dhe qe i takon vetem njerezve te thjeshte. Uliksi, shpall ai publikisht: "eshte nje himn i tere i dinjitetit per jeten e perditshme, " shume me i vleresuar nga ata qe jetojne ne kete menyre.
Ne kapitullin e 18, Kiberd me titujt e tille percjellore te tille si "Ecur", "Lexuar", "Ngrene" dhe "lakmuar", e ben te ece lexuesin e tij deri permes episodit te 18 te romanit ne vezhgim te kontrollit te Stephen Dedalus dhe Leopold Bloom permes qytetit te Dublinit te vitit 1904. Libri eshte ne vecanti edhe informativ rreth konceptit irlandez te punes, i cili eshte i vendosur ne kryeqytetin provincial me jeten e nje cifti brezash pas krizes dhe ne kohen kur anglezet zevendesuan Galet me lingua franca, njesoj si koine of the realm (Koinise se vertete), ne Eire-ne e pushtuar. Dhe ai ka shume per te thene rreth asaj, sesi nje dialekt i animus dhe anima eshte misheruar ne androgjinine2 e Leopold Bloom. Por ajo qe e shquan kete studim nga Midrash3 -i i fryre ne kahun e Joyce eshte fabula qendrore, ajo qe e ben Uliksin te jete nje magnum opus4 (vepra me e madhe) e vertete e populizmit. Libri jo vetem qe e thekson kujdesin bujar te Joyce mbi aktivitetet e paperjashtueshme-qe shkon nga mengjesi i zakonshem dhe deri levizjet e zorreve qe u ngjet karaktereve jo te vecante, por Kiberd argumenton edhe se eshte populli i zakonshem jo shume ndryshe nga Leopold dhe Molly Bloom, Gerty MacDowell, dhe Ned Lambert, qe me shume sesa intelektuale te vertete jane ata lexuesit e idealeve te romanit. "Libri eshte shkruar qe te kenaqe njerezit e zakonshem qofte burra apo gra" pohon ai. Megjithekete, prandaj edhe autori yne e lidh kete edhe me Nora Barnacle, ish-pastruesen e hotelit, qe Joyce e donte shume pikerisht sepse, ajo s'ishte ndonje intelektuale. Jo me kot, kur ajo shqipton Uliksin thote "pis". Me tej, ne momentin qe i kerkon bashkeshortit te saj natyrshem: "Pse nuk shkruan libra te ndjeshem ne menyre qe te kuptojne njerezit?"
Me vone ne roman, neve na thuhet se Leopold Bloom: "I ishte drejtuar puneve te William Shakespeare me shume se njehere per zgjidhjen e problemeve te veshtira te imagjinates apo te jetes reale". Duke e lexuar 'Uliksin' si "nje liber diturie" dhe duke bere debat qe ky autor "insistonte ne perdorimin e vlerave te artit" Kiberd, adopton te njejtin afrim edhe me vete qellimin e Joyce. Duke vepruar keshtu, ai kerkon nje shkak te perbashket dhe me librat e tjere te meparshem, qe perpiqen te aplikojne letersine klasike per sjelljen e perditshme, qe nga skena e madhe e deri ne drejtim te dhomes se gjumit. Ato perfshijne Fictions of Business te Robert A. Brawer: Insights on Management From Great Literature (John Wiley, 1998) dhe Joseph L. Badaracco Jr.'s Questions of Character: Illuminating the Heart of Leadership Through Literature (Harvard Business School Press, 2006). Ne librin How Proust Can Change Your Life (Pantheon Books, 1997), Alain de Botton interpreton mjeshtrin francez ne shtate volume, per te qene si nje manual vete-ndihmues per publikun. Kurse, disa shkrimtare perpiqen te terheqin bishta te vertete nga Shakespeare, duke e cilesuar si princin e vertete te Panteonit te Letersise. Mes tyre jane John O. Whitney dhe Tina Packer ne Power Plays: Shakespeare's Lessons in Leadership and Management (Simon & Schuster, 2001); Norman Augustine dhe Kenneth Adelman ne Shakespeare in Charge: The Bard's Guide to Leading and Succeeding on the Business Stage (Hyperion-Talk-Miramax, 1999); Paul Corrigan in Shakespeare on Management (Kogan Page, 1999); dhe Jay M. Shafritz in Shakespeare on Management: Wise Business Counsel from the Bard (HarperBusiness, 1999).
Megjithate Kiberd edhe pse shmanget qe te na instruktoje sesi te gatuajme veshken e derrit dhe te zgjerojme format e gares, ai insiston nga ana tjeter se: "Ky eshte nje liber qe na meson shume rreth botes-na keshillon ne ate sesi te perballojme hidherimin; sesi te jemi te ndershem me vdekjen ne moshen e refuzimit te saj; sesi i kane grate deshirat e tyre seksuale dhe po ashtu dhe burrat; si te ecim dhe te mendojme ne te njejten kohe; si gjuha e trupit eshte shpesh me elokuente sesa cdo fjale e thene; si te rrefejme nje shaka dhe te mos e tregojme ate; si te shlyejme lidhjet seksuale nga gjithe nocionet e posedimit; apo si menyra sesi mund te afrohet nje njeri drejt ushqimit te mund na tregoje kete njeri".
Joyce me veten e tij pretendonte krejt ndryshe. Ne vitin 1922, ai do t'i ankohej nje shokut te tij romancier Djuna Barnes: "Keqardhja ime eshte publiku i cili kerkon dhe gjen nje moral ne librin tim-apo me keq ata mund te gjejne ne te disa ane shume me serioze dhe madje gjera mbi nderin e nje zoterie, por nuk ka as edhe nje linje te vetme serioze ne te". Joyce, pretendon se nuk ka qene teresisht serioz rreth ketij mohimi, dicka me shume se Mark Twain do thoshte kur ai postoi paralajmerimin e tij te famshem ne fillim te Huckleberry Finn: "Personat qe perpiqen te gjejne nje motiv ne kete rrefim do te persekutohen; njerezit qe do perpiqen te gjejne nje moral ne te do te denohen; njerezit qe do perpiqen te gjejne nje fabul ne te do te goditen". Megjithekete, te tille persona kane nevoje te levizin me kujdes".
'Uliksi' eshte ne te vertete nje triumf i asaj qe Northrop Frye e quan "mjet i ulet imitues"; ai i larteson karakteret plebejane dhe veprimet banale drejt konsideratave artistike dhe, duke i kremtuar ato, perkryen ate cfare vete Kiberd, me prirjen e nje metafore katolike, e quan " sakramenti i jetes se perditshme". Por paralajmerimi i tij qe "eshte koha per te rilidhur Uliksin me jetet e perditshme te njerezve reale " nuk eshte ne vetvete mjaft per te kapercyer paradoksin qe romani deri me tani eshte lexuar jo nga "njerezit reale (e zakonshem)", por thjesht e vetem nga studentet dhe shkollaret. Njerezit e thjeshte mund ose nuk mundin te ushqehen me torta, por "njerezit (reale)e thjeshte" te Kiberd duket se kane ne koke rralle, sipas vezhgimeve qe jane bere nga Ndihmat Kombetare per Artet, te arrijne te lexojne ndonje liber. Edhe kur e bejne kete autoret jane me afer per te qene tipa si Stephen King, James Patterson, apo Danielle Steel sesa James Joyce.
Edhe dicka tjeter, pervec qartesise se admirueshme te stilit te tij vetjak, shmangies te xhargonit mburravec, libri erudit i Kiberd- megjithese eshte botuar nga nje botues i njohur tregu W.W. Norton, dhe jo nga shtypi i universitetit-nuk ka te ngjare te lexohet nga "njerezit (e thjeshte) reale" qe ai vertete u jep ndjeshmeri dhe i mbron. "Jeta moderne, -ankohet ai -ka qene zhvleresuar nga intelektualet e erret qe deshtuan te vleresojne sesi njerezit inteligjente, te gezueshem dhe te shkathet bejne vertete jetet e tyre te perditshme". Pretendimi i Henry David Thoreau se masa e njerezve e bejne jeten e tyre me nje deshperim te qete mund te jete tejet e erret, por nostalgjia e de la boue, impulsi per te romantizuar vendin e tyre te perbashket eshte forma me tinezare e snobizmit. Ajo nuk mundet ne asnje rast te shpjegoje pse masat e njerezve inteligjente, te gezueshem dhe te shkathet nuk e kane lexuar ende Uliksin.
Nga ana tjeter, asnje mase e gjuhes se gjallerise populiste, s'mund te kamufloje faktin qe "Uliksi" eshte nje liber shume i kerkuar. "Ajo qe dua nga lexuesi im", i tha Joyce -Max Eastman, " eshte qe ai t'i kushtoje te gjithe jeten leximit te veprave te mia". Pak lexues kane arritur te bejne kerkesen e tij. Megjithese" elita" eshte bere nje nga epitetet me te rrezikshme ne arsenalin e sharjeve politike, ndaj eshte me e mira te pohojme se puna e Joyce-apo paralajmerimi i tij per masat-eshte ajo qe i reziston lehte prekjes. Anetaresia ne komunitetin vete-vendoses qe i pergjigjet sfidave te Joyce nuk eshte thjesht funksion i klases, pasurise apo sfides por nje zjarrmi disi kokeforte qe shkon tek njerezit. Lexuesit e tij jane te bindur per lidhjen ndermjet zjarrmise se perpjekjeve dhe kenaqesise estetike.
Vec kesaj, veshtiresite e leximit te 'Uliksit' jane integrale ne gjithe artin e tij; eksperienca e negocimit dhe asimilimit te fjaleve te tij te papritura dhe fjalive eshte shume me teper e rendesishme sesa ndonje mesim praktik apo nje guide mire-kuptimi e terhequr nga ai ne drejtimin tone.
Ndersa eshte duke e paketuar Joyce si nje mentor, Kiberd po ashtu permbledh ate qe ne kemi nevoje te marrim nga epika e Homerit: "Urtesia qe duhet per te grumbulluar pak nga pak material prej 'Odisese' eshte mjaft e paster: edhe atje- nuk ka asgje me te mire ne jete sesa kur nje burre dhe nje grua jetojne ne harmoni dhe se nje i tille gezim, megjithese me mire ndjehet intensivisht nga vete cifti, kurre nuk mund te arrihet te pershkruhet nga askush plotesisht".
Por jeta eshte e shkurter dhe arti i gjate, dhe nese eshte kjo, ajo eshte e gjitha. Pse nuk mund te vendosim vetem per te lexuar permbledhjen e Kiberdit, sesa te na duhet per te luftuar me plot 12,000 rreshta te ndryshuar te Homerit? Mbuluar apo lavderuar, librat qe ofrojne perdorime praktike per letersine klasike jane ne fakt akte te arrogances ikonoklastike. Duke e shpallur hapur vasalitetin e tyre ndaj asaj te zakonshmes. Ata jane te drejtuar nga padurimi-madje edhe neveritur per-eksperiencen aktuale te leximit te puneve te ashtuquajtura te jashtezakonshme.
Shenime
1-E flashket, zjarr i dobet
2-Hermafrodit-ekzistenca e dy sekseve
3-Koment antik ne nje pjese te shkrimeve te shenjta hebraike
4-Vepra me e madhe
Perktheu nga origjinali Ben Andoni. Autori Steven G. Kellman eshte profesor i letersise se krahasuar ne Universitetin e Teksasit ne San Antonio, autor i "Redemption: The Life of Henry Roth" (W.W. Norton, 2005), dhe redaktori i nje botimi te ri te M. E. Ravage "An American in the Making" (Rutgers, 2009).