E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet dhe ndihmat, Ashan viziton Shkodren i shoqeruar nga bizneset turke

Ambasadori i Republikes se Turqise ne Tirane, vizitoi dje qytetin e Shkodres per te pare nga afer zonat e prekura nga permbytjet dhe per t'u njohur me mundesite e ndihmes.
Ambasadori Ashan shoqerohej nga drejtues te korporatave dhe bizesve turke qe operojne ne Shqiperi, si Calik Holding, Eagle Mobile, Universiteti Epoka, Universal Hospital Tirana, Kolegjet Turke etj. Po ashtu edhe drejtues te Zyres se Koordinimit te Kryeministrise Turke, TIKA ishin te pranishem ne kete vizite. Ashan u prit nga Prefekti i Shkodres Maxhid Cungu dhe me pas nga kryetari i Bashkise Lorenc Luka. Ne takimet e zhvilluara perfaqesuesi i Republikes Turke theksoi se qe ne momentet e para kur mesuan per fatkeqesine kontaktuam menjehere me qeverine ne Ankara dhe bizneset turke qe operojne ne Shqiperi per t'u ardhur ne ndihme banoreve. "Ne menjehere koordinuam sjelljen e ndihmave me avion ushtarak nga Turqia si hap i pare. Ishin afersisht 8 tone ndihma ne ushqime dhe medikamente" tha ai. Ambasadori Turk shtoi se nje grup mjekesh dhe infermieresh turq vizituan zonat e prekura nga permbytjet duke ndihmuar banoret dhe aktualisht ende ndodhen ne Shkoder. Presidenti i Calik Holding per Evropen Juglindore dhe Ballkanin Orhan Xhoshkun tha se "Korporata jone ka reaguar menjehere pasi u njoh me perparimin e permbytjes. Jemi krenare qe kemi mundur te ndihmojme ne kohe banoret e qarkut te Shkodres me 150 mije euro, 30 mije nga te cilat jane derguar ne kete zone ne forme ndihmash ushqimore dhe 120 mije te tjera ne te holla u derdhen ne llogarine e celur per zonat e prekura" tha ai. Ambasadori uroi qe "permbytja te mos kete pasoja, por ne rast se do te kete probleme epidemish Universal Hospital Tirana do te angazhohet dhe do te jape kontribut per te ndihmuar ne fushen mjekesore", - shtoi ai.
Drejtues te Universitetit Epoka, eksperte ne fushen e inxhinierise se ndertimit te pranishem ne keto takime, hodhen idene ne Bashkine e Shkodres per ndertimin e nje dige te dyte prane Vaut te Dejes me qellim parandalimin e fatkeqesive te tjera te ketij lloji.
Prefekti Cungu dhe kryebashkiaku Luka e falenderuan ambasadorin e Republikes Turke per ndihmen e dhene per banoret dhe mbeshtetjen ndaj institucioneve te qarkut te Shkodres. Po ashtu ata falenderuan korporatat dhe kompanite turke per ndihem e dhene ne kete kohe te veshtire. Ambasadori Turk, i shoqeruar nga biznesmenet, vizitoi bustin e heroit turko-shqiptar Hasan Riza Pasha, qendren kulturore te TIKA-s si dhe Kolegjin turk "Hasan Riza Pasha" ne Shkoder.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›