Banoret: Bashkia te na demshperbleje per 2003
Sonila Isaku
Banoret e nje prej lagjeve te reja te kryeqytetit kane kerkuar demshperblim nga Bashkia e Tiranes per shkak te permbytjeve te bera ne vitin 2003. hapja e portave te diges se Liqenit Artificial, pavaresisht se u konsiderua si nje gabim i nje prej punonjesve ka rikthyer edhe nje here ceshtjen kete here tek banoret e Komunes se Parisit. Keta te fundit te prekur nga permbytjet pas hapjes se diges se Liqenit Artificial ne Tirane 6 vjet me pare, kane kerkuar nga Bashkia e Tiranes demshperblimin e munguar per demet qe iu shkaktuan ne ate kohe. Banoret ankohen se shtepite e tyre permbyten gjithnje ne kohe reshjesh por deri tani nuk kane marre asnje qindarke, pavaresisht kerkesave te herepashershme drejtuar pushtetit lokal te kryeqytetit.
Kerkesa
Banore te mbledhur ne nje prej lulishteve te kesaj zone, gjate paradites se djeshme kane akuzuar bashkine e Tiranes lidhur me ngjarjet e vitit 2003 kur u hap edhe diga e liqenit te Tiranes. Sipas tyre, bashkia e kryeqytetit nuk i ka demshperblyer asnjehere ata per demin nga ajo permbytje. Mungesa e demshperblimit per banoret e kryeqytetit qe u permbyten nga hapja e diges se liqenit ne vitin 2003 eshte nje teme qe keto dite eshte rikthyer edhe nje here per shkak te permbytjeve te bera ne zonen e Shkodres. "Askush nuk na ka ardhur per te na pyetur apo per te konstatuar se sa ka qene demi i bere. Askush nuk ka ardhur as per te pyetur, asnje gje nuk eshte bere me ne. Ato dite kane qene sikletet me te medha te jetes sime pasi kam qene veti i katert pa pune, komplet shtepia e permbytur, edhe te gjitha pajisjet dolen jashte perdorimit" kane pohuar banoret e Komunes se Parisit. Sipas tyre, ndihmat jane shperndare tek disa banore te kateve te katerta ne pallate dhe jo ata qe realisht permbyten ne katet e para apo shtepite private.
Permbytja
Hapja gabimisht e portes se Liqenit Artificial te Tiranes ka zgjatur vetem nje dite por demet e shkaktuara tek banoret e Tiranes ishin te shumta. Harta e permbytjeve nga uji i liqenit shtrihej nga Komuna e Parisit, Vasil Shanto, Irfan Tomini dhe deri tek stacioni i fundit i Tiranes se Re. Sipas banoreve, pavaresisht se periudha kur ndodhi kjo permbytje ishte pikerisht ne vjeshte, demet e shkaktuara ne banesat e tyre ishin teper te medha nderkohe uji solli nje paralizimi te jetes ne te gjithe Lagjen 8 te kryeqytetit. Nder masat e marre ne ate kohe ka qene vetem ndjekja e penale e punetorit i cili gabimisht hapi porten e diges se Liqenit Artificial.